Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është organ përfaqësues i qytetarëve dhe bartës i pushtetit ligjvënës në Republikë. Kuvendi është njëdhomësh dhe përbehet nga 120 deri 140 deputetë të cilët zgjidhen në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira me votim të fshehtë. Mandati i deputetëve zgjat katër vjet dhe ata nuk mund të revokohen.