Komisioni për politikë ekonomike dhe zhvillim ka kryetar dhe tetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe tre anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
sistemi ekonomik, politikën ekonomike dhe zhvillimore;
zhvillimin hapësinor dhe rajonal;
zhvillimin më të shpejtë të rajoneve ekonomike jo mjaft të zhvilluara, viseve kodrinore-malore dhe kufitare në Republikë;
politikën e marrëdhënieve ekonomike me shtetet e huaja;
investimet e huaja;
politikën investuese dhe ndjekjen e proceseve të ndryshimeve strukturore të ekonomizimit;
sistemin i evidentimit dhe statistikës dhe
çështje tjera që kanë të bëjnë me politikën ekonomike dhe zhvillimin e Republikës.