QENDRA EVROPIANE PËR HULUMTIME PARLAMENTARE DHE DOKUMENTACION (QEHPD)
Më vitin 1977, në Vjenë, nga ana e Konferencës së kryetarëve të Asambleve parlamentare evropiane është themeluar qendra Evropiane për Hulumtime Parlamentare dhe Dokumentacion (QEHPD)
QEHPD është rrjeti për bashkëpunim profesional ndërmjet shërbimeve të parlamenteve, lidhur me të gjitha çështjet e punës së parlamentit.
Cilat janë qëllimet e QEHPD?
- informimi i ndërsjellë; - këmbimi i përvojave dhe praktikat; -bashkëpunimi me rrjetet tjera, funksioni i të cilave, gjithashtu është realizimi i bashkëpunimit ndërmparlamentar(IPEX,EUROVOX dhe tjera);
- zhvillimi dhe pasurimi i web faqeve të QEPHD me përmbajtje që paraqesin platformë për kërkesat krahasuese, ngjarje, publikime dhe forma tjera të bashkëpunimit.
Kush janë anëtare të QEHPD?
Anëtarë të QEHPD janë: - 72 parlamente (duke përfshirë edhe dhomat në strukturat parlamentare dydhomëshe); - Parlamenti i Evropës; - Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe - Asambleja e Unionit Euro-Perëndimor (AUEP).
Shërbimet e Qendrës mund t’i shfrytëzojnë edhe parlamentet me status të mbikëqyrësit në PS të SE: Izraeli, Kanadaja dhe Meksiko, dhe shërbimi i Kongresit për hulumtime i SHBA-ve.
Cilat janë sferat e interesit?
Sfera të interesit për informacione të ndërsjella dhe këmbimi i njohurive në kuadër të QEHPD janë:
- teknologjitë e informimit dhe të komunikimit; - përvoja parlamentare dhe procedurat; - bibliotekat parlamentaret, hulumtimet dhe arkivat dhe - hulumtimet makro-ekonomike.
Për secilën sferë të interesit është caktuar koordinator i posaçëm.
Cila është struktura e QEHPD?
- dy drejtorë dhe Sekretariati i Qendrës; Drejtorët dhe anëtarët e Sekretariatit të caktuar nga PS i SE dhe nga Parlamenti i Evropës. - rrjeti i korrespondentëve
Korrespondenti zyrtar e emëron Sekretarin gjeneral të secilit parlament/dhomë nga radhët e funksionarëve më të lartë evropianë. Ai ka rol vendimtar për funksionimin e suksesshëm të QEHPD.
Nivelet e realizimit të bashkëpunimit ndërparlamentar:
- seancat e sekretarëve gjeneralë të cilat mbahen gjatë kohës së konferencave evropiane të kryetarëve të parlamenteve; - konferencat vjetore të Komitetit ekzekutiv të QEHPD; - seancat e Komitetit Ekzekutiv me koordinatorët të sferave me interes dhe - seminare specializuese në tema aktuale me interes të përbashkët, me iniciativë të parlamentit-nikoqir, ndërsa në koordinim me Qendrën.
Parlamenti Evropian në tërësi e dizajnoi web faqen të QEHPD (www.ecprd.org). Ajo mundësoi metoda të reja të interaksionit ndërmjet anëtareve të QEHPD, në llojin e sferave të specializuara të interesit dhe forume për debat.
Web faqja e Qendrës përmban:
- kërkesa krahasuese; - konferenca dhe seminare; - publikime dhe studime; - sfera të interesit dhe forume për debat; - manual QEHPD; - rrjete; - informacione më të reja. |