KOMISIONI PËR SHËNIMIN E PERVJETORËVE TË NGJARJEVE DHE TË PERSONALITETEVE TË RËNDËSISHME
Komisioni për shënimin e përvjetorëve të ngjarjeve dhe personaliteteve të rëndësishme ka kryetar dhe tetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe tre anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
caktimin e përvjetorëve të ngjarjeve dhe personaliteteve me rëndësi të veçantë për zhvillimin juridik-shtetëror të Republikës, afirmimin e trashëgimisë historike dhe kulturore dhe kultivimin e vlerave të përgjithshme civilizuese;
shpërblimin dhe begatimin e traditave të shënimit të ngjarjeve dhe personaliteteve të rëndësishme dhe të pasurisë historike të popullit maqedonas dhe të nacionaliteteve;
formën dhe mënyrën e shënimit të ngjarjeve dhe personaliteteve të rëndësishme;
aktivitetet e këshillave të veçanta të formuara për shënime veçanta dhe
çështje tjera që kanë të bëjnë me shënimin e përvjetorëve dhe ngjarjeve dhe personaliteteve të rëndësishme.