KOMISIONI PËR ÇËSHTJE TË RREGULLORES, MANDATIT DHE IMUNITETIT
Komisioni për çështje të rregullores,mandatit dhe imunitetit ka kryetar dhe tetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe tre anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.
Komisioni:
e ndjek zbatimin e Rregullores së Kuvendit dhe të rregulloreve të trupave punues dhe jep mendimin për zgjedhjen e çështjeve kontestuese;
i shqyrton iniciativat për ndryshimin e rregulloreve;
jep iniciativa për ndryshimin dhe plotësimin e rregulloreve;
e shqyrton raportin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për rezultatet nga zgjedhjet dhe Kuvendit i parashtron raport, me propozimin për verifikimin e mandateve;
i shqyrton bazat për pushimin e mandatit të deputetit dhe për këtë Kuvendit i parashtron raport;
i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me imunitetin e deputetëve, gjykatësve dhe të prokurorit publik dhe zëvendësve të tij dhe
shqyrton çështje tjera në lidhje me të drejtat e mandatit dhe imunitetit;