DEPUTETËT



 

 

Suzana Saliu

Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

 

 



Kontakt informata:
Kati 1, dhoma nr. 145
Telefoni i drejtpërdrejtë: 02/3 112 324
Lokali: 300
E-posta: s.saliu@sobranie.mk

E lindur: 24.2.1960, Saraj, Shkup.

Përkatësia etnike: Shqiptare

Gjuhë: Anglisht

Arsimi:

- arsimi fillor: "Boris Kidriç" (sot "Dituria"), Saraj
- arsimi i mesëm: "Zef Lush Marku", Shkup
- arsimi i lartë: Fakulteti Juridik në Prishtinë (1984)
- studime pasuniversitare: magjistër e shkencave juridike me temë: "Ombudsmani - përvojat evropiane dhe përvojat në Maqedoni", Fakulteti Juridik në Prishtinë, 2008.

Publikime: 22 punime (kolumna) të botuara, lidhur me të drejtat e njeriut.

Përvojë pune:

1984 - gazetare në gazetën "FLAKA", si dhe korrespodente dhe bashkëpunëtore në disa gazeta ditore në gjuhën shqipe;

1997-2006 - zëvendëse e Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë;

2006 - e angazhuar në Sektorin Joqeveritar si nënkryetare dhe anëtare e bordit të organizatës joqeveritare "Transparencë - zero korrupsion" (sot Transparency International - Maqedoni") - anëtare e organizatës ndërkombëtare kundër korrupsionit "Transparency International" me seli në Berlin, ku gjithashtu, e udhëhiqte projektin ALAC (Qendra për Përfaqësim dhe Këshilla Juridike), e mbështetur nga MPJ-ja e Gjermanisë;

2009-2011 - prokurore publike në Prokurorinë e Lartë Publike - Shkup dhe anëtare e KD-së të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë;

2011 - e zgjedhur për deputete, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) - 25 qershor 2011;
Në seancën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të mbajtur më 12 korrik 2011, zgjidhet nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Pjesëmarrja në projekte shkencore - hulumtuese:

  • Nevoja nga ndjekja e lëndëve gjyqësore nga sfera e korrupsionit. Në bashkautorësi me prof. dr. Ljupço Arnaudovski dhe prof. dr. Sllagjana Taseva, botuar nga Koalicioni "Të gjithë për gjykim të drejtë", në bashkëpunim me "Transparencë - zero korrupsion", Shkup, 2007;
  • "Dinjiteti i njeriut në themelet e çdo shoqërie", "Të drejtat e njeriut si vlerë demokratike", Shkup, 2003;
  • "Avokati i Popullit mbrojtës i rëndësishëm i të drejtave të qytetarëve", Shkup, ACTA lingua geographica, 2006;

Aktivitete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë:

  • Këshilli Buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, kryetare
  • Këshilli Nacional për Eurointegrime, anëtar
  • Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtje të Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit, anëtare
  • Komisioni Juridik Ligjvënës, anëtare
  • Komisioni për Çështje Kushtetuese, anëtare
  • Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, zëvendësanëtare
  • Grupi Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Portugalisë, anëtare
  • Grupi Parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Çekisë, anëtare    
Click