Demokracia e Re

  1998-2002



 

 

DIMOVA MARKOVIQ NATALIJA

 

 

 

 

Anëtare e Demokracisë së Re.

Anëtare e Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë. Zëvendës-anëtare e Delegacionit të Kuvendit të RM në Kuvendin Parlamentar të Këshillit të Evropës. Anëtar i Komisionit për çështje kushtetuese, Komisionit juridiko-ligjvënës dhe Komisionit për politikë të brendëshme dhe mbrojtje pranë Kuvendit të RM.

U lind në vitin 1966 në Veles, RM. Mqaedonase. Kreu Fakultetin Juridik. Punoi si juriste në Qendrën mjekësore në Veles. Tani është drejtoreshë e përgjithshme e Postës - Veles. E flet mirë gjuhën ruse, kurse shërbehet edhe me gjuhën angleze. Nuk ka përvojë të mëparshme si deputete. Jeton në Veles.



 

 

PETROV ÇEDO

 

 

 

 

Anëtar i Demokracisë së Re

Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Greqisë.

U lind në vitin 1957 në Probishtip, RM. Maqedonas. Ka kryer Fakultetin e Ekonomisë. Ka qenë drejtor i financave në Xereroren “Zletovo”, ku në një periudhë ka qenë kryetar i Këshillit rejtues. Kryetari i Bordit të drejtorëve të Xeherores “Goranci” në Kriva Pallankë. Drejtor i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Fining” në Shkup. Jeton në Probishtip.



 

 

SPANAKOV RISTO

 

 

 

 

Anëtar i Demokracisë së re.

Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Francës.

U lind në vitin 1953 në Gjevgjeli, RM. Maqedonas. Ka kryer Fakultetin e Mjekësisë, specialist i radiodiagnostikës, doktor i shkencave të mjekësisë. I punësuar në Qendrën e mjeksësisë në Gjevgjeli. E njeh mirë gjuhën angleze, por shërbehet edhe me gjuhën greke. Jeton në Gjevgjeli.



 

 

TODOROVSKI PAVLE

 

 

 

 

Anëtar i Demokracisë së Re.

Ka qenë  këshilltar në Kuvendin e Komunës së Kavadarit në dy periudha mandatare. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvandit të RM për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kroacisë.

U lind në vitin 1939 në fshatin Xhepishtë, Dibër, RM. Maqedonas. Ka kryer Fakultetin e Buqësisë. Ka punuar si inxhinier në Agrokombinatin ”Tikvesh” në Kavadar, funksioni i fundit drejtor i Kombinatit. Shërbehet me gjuhën frënge. Jeton në Kavadar.

Click