Aktivitete të Institutit Parlamentar

25-27 Shtator 2017

TRAJNIM PËR SHËRBIMIN E KUVENDIT ME TEMË ETIKË DHE INTEGRITET PROFESIONAL

Me qëllim të përforcimit të kapaciteteve administrative të punonjësve të Shërbimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në periudhën prej 25-27 Shtator të vitit 2017 u zhvillua një trajnim fillestar në Qendrën Edukative të Institutit Parlamentar me temë "Etika dhe integriteti profesional".

Programi i trajnimit u realizua nga Qendra për Studime të Sigurisë Evropiane (CESS), Holandë si dhe nga Parlamenti i Republikës së Maqedonisë,  i mbështetur financiarisht nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup.

Trajnimi tre-ditor mbuloi një numër aspektesh teorike dhe ushtrime praktike në fushat e mëposhtme: profesionalizmi në mjedisin e punës, integriteti dhe si ai lidhet me transparencën, si dhe vlera e shtuar e zbatimit të duhur të Kodit të Sjelljes për punonjësit.

Click