KËSHILLI BUXHETOR I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Seancat e Këshillit buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

Këshilli buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, është themeluar me Vendimin për themelimin e Këshillit buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i miratuar në seancën e mbajtur të Kuvendit më 26 qershor 2008
(“ Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 77/2008).

Ky vendim pushon të vlejë me ditën e hyrjes në fuqi të Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë (‘’Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë’’ numër 104/2009).

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e mbajtur më 25 gusht 2008, mori Vendim për përcaktimin e përbërjes së Këshillit buxhetor (“ Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 106/2008). Më 24 nëntor 2008, Kuvendi mori Vendim për plotësimin e Vendimit për përcaktimin e përbërjes së Këshillit buxhetor (“ Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 147/2008).


Këshilli Buxhetor i Kuvendit ka kryetar, zëvendëskryetar dhe 9 anëtarë nga radhët e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.


                                               Kryetare:  SVETLLANA JAKIMOVSKA

                                 Zavendëskryetar: JOVAN MANASIJEVSKI

                                                  Anëtarë:   KERSTO MUKOSKI
                                                                     ILIJA KITANOSKI
                                                                     IVAN STOILLKOVIQ
                                                                     SILLVANA BONEVA
                                                                     VLLADANKA AVIROVIQ
                                                                     HISEN XHEMAILI
                                                                     MARJANÇO NIKOLLOV
                                                                     MILLE ANDONOV
                                                                     BESIM DOGANI


Kryetar i Këshillit është njëri nga nënkryetarët e Kuvendit, kurse zavendëskryetar është kryetari i Komisionit për financim dhe buxhet.

Në mbledhjet e Këshillit buxhetor pa të drejtën e vendosjes marrin pjesë, sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe udhëheqësi i Sektorit për çështje financiare dhe ekonomike të Shërbimit të Kuvendit.

Kompetencat e Këshillit Buxhetor:

  • i përcakton prioritetet strategjike të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për vitin e ardhshëm dhe përfshirjen e tyre në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë, me propozim të programeve dhe nënprogrameve të veçanta.
  • jep udhëzime dhe drejtime  për përgatitjen  e propozimit të kërkesave  buxhetore dhe nevojave për punë të Kuvendit.
  • i propozon Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, shumë maksimale të mjeteve për Kuvendin për tre vitet e ardhshme fiskale. 
  • e ndjek kryerjen e të dalave në Buxhetin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe propozon rishpërndarjen e  mjeteve, në kuadër të mjeteve të miratuara me Buxhetin e Republikës së Maqedonisë.
  •  miraton rregullore për punën e vet.
  •  bën punë të tjera të përcaktuara me ligj.

Përveç këtyre kompetencave, Këshilli buxhetor përcakton edhe prioritete strategjike të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më së paku për tri vitet e ardhshme.
 

Click