KËSHILLI BUXHETOR I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Vendime  
Rregullore
Mbledhje  
Dokumente 

Këshilli Buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është themeluar me Vendimin për themelimin e Këshillit Buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i miratuar në seancën e Kuvendit të mbajtur më 26 qershor 2008 ("Gazeta Zyrtare e RM-së" nr. 77/2008). 

Ky vendim pushon të vlejë me ditën e hyrjes në fuqi të Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ("Gazeta Zyrtare e RM-së" nr. 104/2009).

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur më 29 korrik 2011 miratoi Vendim për përcaktimin e përbërjes së  Këshillit Buxhetor ("Gazeta Zyrtare e RM-së" nr.  103/2011). 

Këshilli Buxhetor i Kuvendit ka kryetarin, zëvendëskryetarin dhe nëntë anëtarë nga radha e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Kryetar: Rafis Aliti
Zëvendëskryetar: Marjanço Nikollov
Anëtarë: 1. Ilija Dimovski
2. Zoran Ilioski
3. Svetllana Jakimovska
4. Ane Llashkoska
5. Fatmir Imeroski
6. Ramis Merko
7. Gazmend Aliji
8. Mile Andonov 
9. Goran Milevski

Kryetar i Këshillit është njëri nga nënkryetarët e Kuvendit, ndërsa zëvendëskryetar është kryetari i Komisionit për Financim dhe Buxhet.

Në mbledhjet e Këshillit Buxhetor, pa të drejtë të vendosjes marrin pjesë sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe udhëheqësi i Sektorit për Financim dhe Çështje Ekonomike i Shërbimit të Kuvendit. 

Kompetencat e Këshillit Buxhetor:  

  • përcakton prioritete strategjike të Kuvendit për vitin e ardhshëm dhe përfshirjen e tyre në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë me propozimin e programeve dhe nënprogrameve të posaçme; 
  • jep udhëzime dhe drejtime për përgatitjen e propozimit të kërkesave buxhetore dhe nevojat për punën e Kuvendit; 
  • i propozon Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave shumë maksimale të mjeteve për Kuvendin për tre vite fiskale vijuese 
  • e përcjellë realizimin e shpenzimeve në Buxhetin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe propozon rishpërndarje të mjeteve në kornizat e mjeteve të aprovuara me Buxhetin e Republikës së Maqedonisë; 
  • miraton rregullore për punën e vet; 
  • kryen punë të tjera të përcaktuara me ligj. 
Përveç këtyre kompetencave, Këshilli Buxhetor përcakton edhe prioritete strategjike të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më së paku për tre vitet e ardhshme.
Click