KËSHILLI NACIONAL PËR EUROINTEGRIME  


Posta elektronike: nsei@sobranie.mk

Vendime, Mbledhje, Debate publike, Takime, Dokumente KNEI, Dokumente KNEIPër Bashkimin Evropian, Risitë e BE-së, Linqe 

Duke e ndjekur përcaktimin strategjik të Republikës së Maqedonisë, anëtarësimin në Bashkimin Evropian, për të cilin qytetarët e shprehin mbështetjen e tyre të plotë dhe posaçërisht duke i pasur parasysh kriteret që duhet të plotësohen si dhe obligimet të cilat institucionet kompetente dhe të gjitha subjektet shoqërore i ndërmarrin, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur më 19 nëntor 2007 e miratoi  Vendimin për themelimin e Këshillit Nacional për Eurointegrime  (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 140/2007).

Në seancën e mbajtur më 6 korrik 2011, Kuvendi miratoi Vendim për ndryshimin e Vendimit për themelimin e Këshillit Nacional për Eurointegrime (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 91/2011).  

Këshilli ka kryetar, nënkryetar, 15 anëtarë dhe nëntë zëvendësanëtarë, edhe atë:  nëntë anëtarë nga radha e deputetëve në Kuvend, të cilët kanë zëvendësit e tyre dhe gjashtë anëtarë nga institucionet tjera:  zëvendëskryetari i Qeverisë është i ngarkuar për çështjet evropiane, përfaqësuesi i Kabinetit të Presidentit të RM-së, përfaqësuesi i Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë së RM-së, përfaqësuesi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, nga Bashkësia e njësive të vetadministratës lokale dhe nga Shoqata e gazetarëve.  Këto gjashtë anëtarë marrin pjesë në punën e Këshillit pa të drejtë të vendosjes. 

Kryetari i Këshillit emërohet nga radha e deputetëve që janë në opozitë, ndërsa nënkryetari nga radha e deputetëve që janë në pozitë.  

Anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Këshillit nga radha e deputetëve janë: tre anëtarë dhe tre zëvendësanëtarë nga radha e deputetëve që janë në pozitë, tre anëtarë dhe tre zëvendësanëtarë nga radha e deputetëve që janë në opozitë.  

Anëtarë me funksion janë:  kryetari i Komisioni për Çështje Evropiane, kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe bashkëkryetar i Komitetit të Përzier Parlamentar BE-Republika e Maqedonisë, ndërsa zëvendësanëtarë me funksion janë:  zëvendëskryetari i Komisioni për Çështje Evropiane, zëvendëskryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe njëri nga nënkryetarët e Komitetit të Përzier Parlamentar BE-Republika e Maqedonisë.

Mënyra e punës, të drejtat dhe obligimet e kryetarit, zëvendëskryetarit dhe anëtarëve të Këshillit, publiciteti në punë dhe kryerja e punëve profesionale, administrative dhe punëve tjera për nevojat e Këshillit janë të rregulluara me Rregulloren e Rregulloren e Këshillit Nacional e miratuar më  25 tetor 2011.  

Këshilli vendos me konsensus të anëtarëve të pranishëm që kanë të drejtë të vendosjes, nga radha e deputetëve.

Mbledhjet e Këshillit janë të hapura për publikun.  Këshilli mund të vendos të punojë pa praninë e publikut nëse këtë e propozojnë kryetari i Këshillit ose më së paku një e treta e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Këshillit.

Për propozimin, Këshilli vendos me konsensus të anëtarëve të pranishëm të Këshillit.        

Kryetar:  NIKOLLA POPOVSKI
Nënkryetar:  IVANA TUFELXHIQ
QAnëtarë:  1) TANJA KOVAÇEV
2) ILIJA NIKOLLOVSKI
3) SHPRESA HADRI
4) ILIJA DIMOVSKI
5) EMIL DIMITRIEV
6) AFRIM GASHI
7) ARTAN GRUBI
8) ANTONIO MILLOSHOSKI 
9) SONJA MIRAKOVSKA, bashkëkryetar i Komitetit të Përzier Parlamentar BE-RM 
10) Bujar Osmani, zëvendëskryetar i Qeverisë së RM-së i ngarkuar për çështje evropiane
11) Aleksandar Spasov nga Universiteti "Shën Cirili dhe Metodi", përfaqësuese e Kabinetit të Presidentit të RM-së
12) Bojan Mariçiq, këshilltar për BE integrime dhe prioritete urgjente të reformës, përfaqësues i Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë së RM-së
13) Akademiku Luan Starova, nënkryetar i ASHAM-it dhe anëtar i Këshillit për Eurointegrime të ASHAM-it, përfaqësues i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë
14) Zlatko Marin, Kryetar i komunës së Aerodromit, përfaqësues nga Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale
15) Mlladen Çadikovski, përfaqësues i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë 
Zëvendësanëtarë:  1) MAJA MORAÇANIN
2) BLLAGOJÇE TËRPEVSKI 
3) SURIJA RASHIDI
4) VLLADIMIR GJORÇEV
5) ELIZABETA KANÇESKA-MILEVSKA 
6) FADIL ZENDELI 
7) VESEL MEMEDI
8) MAGDALENA MANASKOVA
9) nënkryetar i Komitetit te Përzier Parlamentar BE-RM
Përfaqësues:                ANTONI PESHEV - kryesues i Kuvendit të Odës Ekonomike të Maqedonisë
  DANIELLA ARSOVSKA - kryesuese e Lidhjes së Odave ekonomike të Maqedonisë - Lidhja e Odave ekonomike të Maqedonisë
  RISTO AJTOV - kryetar i Sindikatës së Mbrojtjes dhe Sigurisë - Lidhja e sindikatave të Maqedonisë
  BLLAGOJA RALLPOVSKI - kryetar i Konfederatës së sindikatave të Maqedonisë  
  Unioni i sindikatave të pavarur dhe autonomë të Maqedonisë
  SAVKA TODOROVSKA - Platforma qytetare e Maqedonisë
  BOBAN MITEVSKI - Kisha ortodokse maqedonase
  SHINAZI MEMETI, Bashkësia fetare islame
  DRAGAN GEORGIEVSKI, Kisha katolike në Republikën e Maqedonisë
  VIKTORIJA ZAFIROV, Kisha ungjillore-metodiste në Maqedoni
  Bashkësia hebraike në Republikën e Maqedonisë 
Click