Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë

 2002 - 2006

 



 

 

ANA ANDOVA


 

 

 

Anëtare e LSDM-së. U lind në vitin 1956 në Kavadar, RM. Maqedonase. Ka arsim të lartë. Punoi në  “FENI industries”,  Kavadar. E flet mirë gjuhën angleze. Jeton në Kavadar.



 

 

ANGELL DIMITROV

 

 


 

Anëtar i LSDM-së. U lind në 1960 në Sveti Nikollë. Maqedonas. Ka të kryer Fakultetin e Ekonomisë. Punoi si drejtor i financave në SHA “Moda” Sveti Nikollë dhe si drejtor ekzekutiv në të njëjtën ndërmarrje. E flet mirë gjuhën ruse, komunikon në gjermanisht, kurse mëson gjuhën angleze. Jeton në Sveti Nikollë.



ACO SPASEVSKI

 

Anëtar i LSDM-së. U lind në 1961 në Shkup.
Në 1989 ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik, drejtimi qarkullim-komercial në Shkup.
Prej 1989 deri 1998 punoj si komercialist, ndërsa pastaj edhe si udhëheqës në SH.A. “ Metalpromet” – Kavadar, me përfaqësi në Shkup.
Prej 1998 është pronar i firmës e cila merret me shërbimet kompjuterike.
Prej 2000 deri 2005 është udhëheqës i financave në SH.A. ”EURO LEND” –Shkup. Në mënyrë solide e njeh gjuhën angleze.



 

 

BLLAGOJA GESHOSKI

 

 

 


Anëtar i LSDM-së. U lind në 1972 në Prilep, RM, maqedonas. Me arsim të lartë. Ka punuar në firmë private. E mëson gjuhën angleze. Jeton në Prilep.



 

 

BLLAGORODNA MINGOVA KREPIEVA

 

 

 

Anëtare e LSDM-së. U lind në 1950 në Shkup, RM, maqedonase. Inxhinier-teknologe. Gjatë 1974-1978 ka punuar si sekretare e kryesisë të KQLSM-Shkup, gjatë 1992-2000 në përfaqësinë e Shemoimpeks S.P.C. Millano, Itali, ndërsa nga 2000 në SHA I-trejd shpk, Shkup. Flet mirë anglisht, ndërsa shërbehet me gjuhën greke. Jeton në Shkup.



 

 

BORIS KONDARKO

 

 

 

 

Anëtar i LSDM-së. U lind në 1973 në Shkup. Maqedonas. Kreu Fakultetin e Drejtësisë. Ka punuar si avokat. Jeton  në Shkup.



BORKO ANGELLKOVSKI



 

 

BORÇE PETKOVSKI

 

 

 

 

Anëtar i LSDM-së. U lind në 1966 në Manastir, RM, maqedonas. Me arsim të lartë dhe ka qenë i punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave si inspektor shtetëror për veterinari, ndërsa në funksion si deputet vjen nga vendi i punës u.d. drejtor i NP “Strezhevo” nga Manastiri.
E mëson gjuhën angleze. Gjatë 1994-1997 ka qenë sekretar i LSDM-KL Manastir, ndërsa prej 1997 deri më 31 tetor 2003 sekretar i Organizatës komunale të LSDM-së Manastir. Jeton në Manastir.



 

 

VANÇO GJORGIEV

 

 

 


Anëtar i LSDM-së. U lind në 1953 në Koçan, RM. Maqedonas. Ka shkollim të lartë. Punoi në SHA Delikates, Koçan. Shërbehet me gjuhën frënge dhe angleze. Jeton në Koçan.


 



 

 

VLLADO ILIEVSKI

 

 

 

 

Anëtar i LSDM-së. U lind në 1957 në Kërçovë, RM. Maqedonas. Ka  shkollim të lartë. Punoi në EEM, dega KXE ”Osllomej” si elektro-inxhinier i diplomuar në mirëmbajtjen elektrike.
Nga 1994–1999 e ushtron funksionin drejtor teknik i ET. E flet mirë gjuhën ruse, shërbehet me gjuhën angleze. Jeton në Kërçovë.



 

 

VLLADO PAUNKOV

 

 

 


Anëtar i LSDM-së. U lind në 1953 në Bogdanci, RM, maqedonas. Kreu Fakultetin e Ndërtimtarisë. Ka punuar si drejtor i ndërmarrjes komunale në Bogdanci (20 vjet). Jeton në Bogdanci.



DOBRE KEKOVSKI




 

 

DRAGAN GJORGJIEV

 

 

 


Anëtar i LSDM-së. U lind në 1968 në Novo Sellë, RM. Maqedonas.  Elektro-inxhinier i diplomuar. Pronar i firmës private MASTER-DOOEL. Komunikon me gjuhën franceze, mëson gjuhë angleze. Jeton në Novo Sellë.

 



 

 

EMILIJA KOSTADINOVA

 

 

 


Anëtare e LSDM-së. U lind në 1951 në Strumicë, RM, maqedonase. Me arsim të lartë. Ka punuar gjatë 1978-1979 si referente sipas planit, analizës dhe kontrollit të brendshëm në NT Ilinden, Vinicë. Gjatë 1980-1992 si udhëheqëse e sektorit financiar-kontabilist në po të njëjtën ndërmarrje, gjatë 1993-1999 udhëheqëse e sektorit financiar- kontabilist në Pllaçkovicë - Vinicë, nga 1999 si referente sipas planit dhe analizës në NP Pyjet e Maqedonisë, gjatë 1994–1998 si udhëheqëse falimentimi ne POS "Bel kamen" , Vinicë. Flet mirë anglisht. Jeton në Vinicë.



 

 

ESAD RAHIQ

 

 

 


Anëtar i LSDM-së. U lind në 1964 në Shkup, RM, boshnjak. Me arsim të lartë. Drejtor i marketingut në “Orka sport”, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i NP “Rrugë dhe Rrugica”, dhe zëvendësdrejtor i përgjithshëm i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, Shkup. Flet mirë anglisht. Jeton në Shkup.



 

 

ZORAN TOMIQ

 

 

 

 

Anëtar i LSDM-së. U lind në 1962 në Tetovë, RM. Serb. Ka shkollim të lartë. Punoi si avokat. Mëson gjuhën angleze. Jeton në Tetovë.



 

 

IGOR IVANOVSKI

 

 

 

 

Anëtar i LSDM-së. U lind në 1977 në Shkup, RM, maqedonas. Me arsim të lartë. Ka punuar në Fakultetin Ekonomik, si asistent i ri në Shkup. Flet mirë  anglisht, ndërsa e mëson gjuhën gjermane. Jeton në Shkup.



 

 

JANAQE VITANOVSKI

 

 

 

 

Anëtar i LSDM-së. U lind në 1955 në Shkup, RM. Maqedonas. Ka kryer arsimin e lartë. Në 1984-1986, sekretar në AD fabrikë për materiale ndërtimore; 1986-1990, sekretar i Këshillit Ekzekutiv - Negotinë; 1991-2002, sekretar i Shoqatës së vozitësve”, Negotinë. Jeton në Negotinë.



 

 

JANI MAKRADULI

 

 

 

 

Anëtar i LSDM-së. U lind në 1965 në Manastir, RM, maqedonas. Magjistër i shkencave teknike. Ka qenë deputet edhe në ish përbërjen parlamentare të Kuvendit të RM. Koordinator i GD të LSDM-së dhe anëtar i Komitetit te përzier parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin Evropian. E flet mirë gjuhën angleze, ndërsa shërbehet me gjuhën greke dhe italiane. Jeton në Shkup.



 

 

KAME PETROV

 

 

 


Anëtar i LSDM-së. U lind në vitin 1950 në Veles. RM. Ka shkollim të lartë. Punoi si drejtor në Hidrosistemin “ Lisiçe”, Veles dhe si avokat. Shërbehet me gjuhën frënge. Jeton në Veles.



 

 

KAROLINA RISTOVA

 

 

 

 

U lind: 30.9.1970, Radovsih, Republika e Maqedonisë;

SHKOLLIMI:

  • 1994 – Juriste e diplomuar (drejtimi i jurisprudencës), Fakulteti Juridik – Shkup, Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi”
  • 1996 (korrik–gusht) – Akademia e Hagës për të drejtën  ndërkombëtare (e drejta ndërkombëtare publike), Hagë, Holandë (vërtetim për vizitë);
  • 1998 (korrik–gusht) Program universitar për të drejtën transnacionale në Fakultetin Juridik të Universitetit Djuk (SHBA) dhe në Fakultetin  Juridik në Gjenevë (Zvicër): (vërtetim për provimet e dhëna: E drejta penale ndërkombëtare, E drejta kushtetuese komparative, Hyrje në të drejtën amerikane);
  • 2000 – Magjistre e së drejtës ndërkombëtare dhe komparative (me denominim nderi “dallohet”), Fakulteti Juridik, Universiteti Xhorxhtaun, Uashington, SHBA; (Teza e magjistraturës: Aspektet juridike të zgjerimit të Unionit Evropian dhe Shtetet e Ballkanit”
  • Në vazhdim: Studimet të magjistraturës nga sfera e shkencave juridike-politike dhe shkencave politike me punim të lejuar të magjistraturës me temë: “Teoritë feministe për politikën” në Fakultetin  Juridik “Justiniani I”, Universiteti "Shën Cirili dhe Metodi”.

KARRIERA PROFESIONALE:

(1995–1998) – Demonstruese (1998–2002-momentalisht pushon) dhe asistent i ri në Fakultetin Juridik “ Justiniani i I” në “Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi”; më shumë se 15 punime profesionale dhe shkencore në publikime shkencore të vendit dhe jashtë tij (duke përfshirë edhe shtëpinë Oxford University Press) në sferën e interesit shkencor dhe hulumtues; të drejtën ndërkombëtare dhe komparative, të drejtën e UE, filozofia/teoria  juridike dhe politike, studime të grave; pjesëmarrje në më shumë se 10  seminare shkencore dhe profesionale në vend dhe jashtë vendit.

KARRIERA POLITIKE:
Karriera partiake:

  • 1992-1995: Anëtare e Këshillit ekzekutiv të LSDM-së (Sektori për çështje të grave; bashkëpunimi ndërkombëtar);
  • 1993–1995: Anëtare e KQ dhe Kryesisë e LSDM-së
  • 1998–2002 Anëtare e KQ të LSDM-së; Anëtare e Komisionit për bashkëpunim ndërkombëtar të KQ të LSDM-së
  • 2002 – në vijim: Anëtare e KQ të LSDM-së dhe anëtare e Kryesisë të KQ të LSDM-së (me funksion)
  • 2003 – në vijim: u.d. Sekretare ndërkombëtare e LSDM-së


ANGAZHMET DHE FUNKSIONET NË PUSHTETIN SHTETËROR QENDROR DHE LOKAL:

  • 1996 – kandidate në listën e këshilltarëve për Këshillin e Komunës së  K. Vodës, zgjedhjet lokale (e pa zgjedhur);
  • 1996-2000: anëtare e jashtme e Komisionit për çështjet juridike-statutare në Këshillin e K. Vodës (përfaqësuese e LSDM-së);
  • 2002-2006: Deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë (Grupi i deputetëve i LSDM-së; raportuese e Grupit të deputetëve për politikë të jashtme dhe eurointegrime)
  • Komisionet e Kuvendit: Kryetare e Komisionit për çështje evropiane (2003 në vijim); Komisioni për politikë të jashtme 2002-në vijim);  Zëvendës-kryetare e Komisionit për çështje kushtetuese (2002 në vijim); Komisioni i përhershëm anketues për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve (2002-2003)
  • Delegacionit e Kuvendit: Anëtare në Delegacionin në Unionin Interparlamentar (2002 në vijim); Nënkryetare e Delegacionit për bashkëpunim me Parlamentin Evropian (2002–2003)

GJUHËT: Maqedonishten, serbishten/kroatishten, anglishten, gjermanishten.



 

 

KIRE GESHTAKOVSKI

 

 

 


Anëtar i LSDM-së. U lind në 1954 në fsh. Jankovci, Resnjë, RM, maqedonas. Me arsim të lartë. Doktor-specialist i pediatrisë, i punësuar në Shtëpinë e shëndetit në Resnjë, repartin e fëmijëve. Më parë gjatë 1991-1994 zëvendësdrejtor, ndërsa prej 2001-2002, drejtor i Shtëpisë së shëndetit në Resnjë. Shërbehet me gjuhën frënge, e mëson anglishten. Jeton në fsh. Jankovci, Resnjë.



 

 

KIRO DOJÇINOVSKI

 

 

 


Anëtar i LSDM-së. U lind në 1937, maqedonas. Doktor shkencash. Ka punuar në më tepër institucione kulturore-shkencore. Ka qenë drejtor i Arkivit Shtetëror të Maqedonisë. E  njeh mirë rusishten, shërbehet me gjuhën frënge. Jeton në Shkup, Veles.

 



 

 

KOSTA PRESHOSKI

 

 

 

Anëtar i LSDM-së. U lind në 1950 në Kushevë. Vlleh. Profesor i matematikës në SHMSH ”Naum Naumovski Borçe”, Krushevë. Prej 1996-1999, drejtor në të njëjtën shkollë. Shërbehet me frëngjishten, mëson gjuhën angleze. Jeton në Krushevë.



 

 

LUPÇO JORDANOVSKI

                                       KRYETAR I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

 

 


Data dhe vendi i lindjes: 13 shkurt 1953, Shtip, Republika e Maqedonisë

Statusi martesor: I martuar, babë i tre fëmijëve

Arsimi:

1957: Fakulteti i Elektroteknikës, Universiteti i Zagrebit, Zagreb, Kroaci, inxhinier i diplomuar i elektroteknikës;
1976: Fakulteti i Matematikës, Universiteti i Zagrebit, Zagreb, Kroaci, Katedra për matematikën e zbatuar;
1978: Fakulteti i Elektroteknikës, Universiteti i Zagrebit, Zagreb, Kroaci, punim i magjistraturës;
1985: Katedra e ndërtimtarisë në Universitetin e Kalifornisë Jugore, Los Anxhelos, Kaliforni, SHBA, disertacion doktorate;

Tituj akademik:

1998–2003: profesor i rregullt pran Opservatorit Sizmologjik, Instituti për fizikë në Fakultetin Matematiko-natyror, në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi", Shkup, Republika e Maqedonisë;
1995-1999: profesor i rregullt në Fakultetin xehtaro-metalurgjik, Universiteti "Shën Ciril dhe Metodi”, Shtip, Republika e Maqedonisë;
1992-1995: profesor i çrregullt pran Opservatorit Sizmologjik në Fakultetin Matematiko–natyror, Universiteti "Shën Ciril dhe Metodi”, Shkup, Republika e Maqedonisë
1987-1992: docent pranë Institutit për inxhinieri tërmetesh dhe inxhinieri sizmologjike (IITIS) Universiteti, "Shën Ciril dhe Metodi", Shkup, Republika e Maqedonisë;
1978-1987; asistent pranë IITIS - Shkup;
1982-1985: asistent në Katedrën e ndërtimtarisë të Universitetit në Kaliforninë  Jugore, Los Anxhelos, Kaliforni;


Angazhime profesionale:

1992-2001: udhëheqës i Opservatorit Sizmologjik pranë Fakultetit Matematikor-natyror, Universiteti "Shën Ciril dhe Metodi";
1978-1991: hulumtues, Seksionin për studime sizmike rajonale, IITIS - Shkup;


Specializimet:

1979: Dames And Moore, Londër, Mbretëria e Bashkuar;
1982: Bursë gjashtëmujore të UNESKO në Seksionin për inxhinieri tërmetesh  pranë Katedrës për ndërtimtari në Universitetin e Kalifornisë së Jugut, Los Anxhelos, Kaliforni, SHBA;
1996: Trajnim një mujor pran Kinemetrics Inc., Pasadena, Kaliforni, SHBA;

Misione ekspertësh dhe konsultative:

1988: qëndrim dymujor në Meksiko Siti, pas tërmetit në vitin 1985 në Miçiakan (Meksikë);
1987-1989: Anëtar i Grupit punues nacional Tack Grup 1 (tg 1); katalogut të tërmetit, hartës izoseizmike dhe bankave për të dhëna për tërmete të forta;
1991: Qëndrim tremujor si profesor vizitues në Katedrën për ndërtimtari pranë Universitetit të Kalifornisë Jugore, Los Anxhelos, Kaliforni, SHBA;
1991: Angazhim njëmujor si konsultues i UNCHS-Habitat IRA/90/004,
1990: Manjill (Iran);

Angazhime politike:

1991-1995: Anëtar i Kryesisë së  LSDM-së;
1995-1999: Anëtar i Këshillit Qendror të LSDM-së;
1999-2003: Anëtar i Kryesisë së LSDM-së dhe i Komitetit ndërkombëtar të LSDM-së;
2002: Deputet dhe kryetar i Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve;
2003: Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;

7.03.2004 - 12.05.2004: Bartës i funksionit Kryetar i Republikës së Maqedonisë.



 

 

MITE NIKOLLOV

 

 

 


Anëtar i LSDM-së. U lind në 1949.



 

 

NATASHA BIKOVSKA

 

 

 

 

Anëtare e LDSM-së. U lind në 1962 në Berovë, RM. Maqedonase. Ka shkollim të lartë. Punoi dy vjet si inspektore shëndetësore, sanitare dhe Republikane, kurse dhjetë vjet si doktor i mjekësisë së Ndihmës së shpejtë në Shtëpinë shëndetësore në Berovë. Shërbehet mirë me gjuhën ruse. Jeton në Berovë.



 

 

NIKOLLA APOSTOLLOVSKI

 

 

 

 

Anëtar i LSDM-së. U lind në 1958 në Dellçevë, RM. Maqedonas. Inxhinier i diplomuar i kimisë. Punoi në Ministrinë e Mbrojtjes - Njësia rajonale në Berovë. Shërbehet me gjuhën frënge. Jeton në Dellçevë.



 

 

NIKOLLA B. KAMÇEV

 

 

 


Anëtar i LSDM-së. U lind në 1940 në Gjevgjeli, RM. Maqedonas. Magjistër i shkencave të mjekësisë. Punoi në OSHP Shtëpia shëndetësore, Radovish si mjek. Pastaj 4 vjet si specialist, kurse nga viti 1978 gjinekolog–akusher. Shërbehet me gjuhën ruse dhe frënge. Jeton në Radovish.



 

 

NIKOLLA QURKIÇIEV

 

 

 


Anëtar i LSDM-së. U lind në 1954 në Gjevgjeli, RM, maqedonas. Me arsim të lartë. Ka punuar në LSDM. Flet mirë greqisht, shërbehet me gjuhën angleze. Jeton në Gjevgjeli.



 

 

RISTE BISLIMOVSKI


 

 

 

Anëtar i LSDM-së dhe kryetar i OB të LSDM-së. U lind në 1949 në fsh. Rostushe, RM, maqedonas. Kreu Fakultetin Juridik. Ka qenë i punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Fondin për Sigurim Invalidor dhe Pensional të Maqedonisë. Jeton në Shkup.



 

 

SASHO DOHÇEV

 

 

 


Anëtar i LSDM-së. U lind në 1961 në Shkup, RM, maqedonas. Kreu Fakultetin e Mjekësisë – specialist  kirurg-urolog. Prej 1988 ka punuar në Klinikën për urologji pranë Qendrës Klinike në Shkup, së pari si voluntar, ndërsa prej 1990 si punëtor i rregullt. Prej 1993 u zgjodh si ndihmës-asistent i katedrës për kirurgji, ndërsa prej 1996 është urolog specialist dhe asistent i rregullt. Ka qenë shef i repartit “Sallat e Operimit”. Disa herë ka qenë në qëndrime profesionale, kongrese, simpoziume brenda dhe jashtë shtetit. E flet mirë  gjuhën angleze. Jeton në Shkup.



 

 

SLLAVICA GËRKOVSKA

 

 

 

Anëtare e LSDM-së. U lind në 1970 në Shkup, RM. Maqedonase. Me arsim të lartë. Asistente e re e matematikës në Institutin për matematikë pranë Fakultetit Matematiko-natyror. E flet mirë gjuhën angleze, kurse shërbehet me gjuhën ruse dhe bullgare. Jeton në Shkup.



 

 

TASIM SULEJMANOSKI

 

 

 

Anëtar i LSDM-së. U lind në 1959 në Rostushe, RM. Maqedonas. Me arsim të lartë. Ka punuar në Fakultetin e Kulturës Fizike, Shkup. Ka punuar edhe në gjimnazin “Pançe Popovski” Rostushe dhe në ShFQ Gjorgji Pullevski, Rostushe prej 1985. Jeton në Rostushe.



 

 

TOME TROMBEV

 

 

 

 

Anëtar i LSDM-së. U lind në 1961 në Manastir, RM. Maqedonas.

Ka  shkollim të lartë. Nga 1985–1997 udhëheqës i objekteve NN “Granit” OB Manastir; nga 1992–1994 ndihmësdrejtor, kurse nga 1994–1997 drejtor i ndërmarrjes së njëjtë; nga 1997–1998 ministër në Ministrin për Urbanizëm, Ndërtimtari dhe Mbrojtjen e mjedisit jetësor; nga 1998–1999 këshilltar i lartë i kryetarit të OB NN “Granit” SHA; nga 1999–2001 koordinator i projekteve në Shqipëri, të NN “Granit” SHA; në 2001 zëvendës-ministër në TVM. E flet mirë gjuhën angleze. Jeton në Manastir.



 

 

CVETANKA GASHOSKA

 

 


 

Anëtare e LSDM-së. U lind në 1950 në Ohër, RM. Maqedonase. Ka arsim të lartë, doktoreshë e mjekësisë, 20 vjet punoi në shërbimin e përgjithshëm në  Qendrën mjekësore - Ohër dhe 7 vjet në ordinancë personale-private.  Komunikon me gjuhën angleze. Jeton në Ohër.



 

 

CVETANKA IVANOVA

 

 

 

Anëtare e LSDM-së. U lind në 1958 në Prilep, RM, maqedonase. Ka punuar si udhëheqëse e sektorit juridik në ADIS KBI “Strumicë”; ka qenë zëvendësprokurore publike e RM për territorin e Strumicës. Shërbehet me gjuhën ruse, e mëson gjuhën angleze. Jeton në Strumicë.



 

 

CVETLLE JANESKA

 

 

 


Anëtare e LSDM-së. U lind në 1947 në fshatin Oktisi, Strugë, RM. Maqedonase. Ka arsim të lartë. Punoi në distribuimin, Strugë, si udhëheqëse e planit, zhvillimit, investimeve dhe dokumentacionit teknik. Komunikon me gjuhën frënge. Jeton në Strugë.

Click