PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPTARËVE

 2006 - 2008

 



 

 

NASER AJDINI

 

 

 

 

Anëtar i PDSH-së. U lind në vitin 1963 në fsh. Sllupçan.  Shqiptar. Profesor i kulturës fizike. E njeh mirë gjuhën maqedonase, shërbehet me gjuhën frënge, ndërsa e mëson gjuhën angleze. Jeton në fsh. Sllupçan.



 

 

BESIM DOGANI

 

 

 

 

Anëtar i PDSH-së. U lind në vitin 1972 në Gostivar. Shqiptar. Profesor i letërsisë. E njeh mirë gjuhën angleze, turke dhe serbe. Jeton në Gostivar.



 

 

HAZBIJE IBISHI

 

 

 

 

Anëtare e PDSH-së. U lind në vitin 1977 në Shkup. Shqiptare. Arsimin e mesëm. Mëson gjuhën angleze. Jeton në Shkup.



 

 

GARIP KABA

 

 

 

 

Anëtar i PDSH-së. U lind në vitin 1964 në Veleshtë, Strugë. Shqiptar. Profesor. Jeton në Veleshtë të Strugës.



 

 

FLORA KADRIU

 

 

 


Anëtare e PDSH-së. U lind në vitin 1966 në Shkup. Shqiptare. E njeh mirë  gjuhën maqedonase, angleze, greke dhe turke. Jeton në Shkup.



 

 

RUZHDI MATOSHI

 

 

 

 

Anëtar i PDSH- së. U lind në vitin 1970 në Tetovë. Shqiptar. Magjistër i shkencave. Inxhinier i bujqësisë. Shërbehet me gjuhën angleze. Jeton në Tetovë.



 

 

AGIM RAMADANI

 

 

 

 

Anëtar i PDSH-së. U lind në vitin 1956 në fsh. Zhelinë, Tetovë. Shqiptar.

Ka kryer Fakultetin e Mjekësisë, ka specializuar mjekësinë ligjore dhe kriminalistikën, magjistroi në shkencat mjekësore, momentalisht është doktor i shkencave mjekësore të Universitetit në Tiranë.

Para zgjedhjes për deputet, 24 vjet punoi pa ndërprerë si mjek i praktikës së përgjithshme, e më vonë edhe si specialist. Ligjëron me honorar mjekësinë ligjore dhe Etikë me deontologji në Fakultetin Juridik USHT dhe në shkollën e lartë të infermierisë.

Në mënyrë aktive e flet gjuhën angleze, maqedonase, serbe dhe kroate, ndërsa shërbehet me gjuhën turke. Jeton në Tetovë.



 

 

DAUT REXHEPI

 

 

 

 

Anëtar i PDSH-së. U lind në vitin 1966 në fsh. Poroj, Tetovë. Shqiptar. Shkollën e mesme profesionale. Jeton në fsh. Poroj, Tetovë.



 

 

ELMAZE SELMANI

 

 

 


Anëtare e PDSH-së. U lind në vitin 1958 në fsh. Lupç i Epërm, Podujevë. Shqiptare. Mjeke e specializuar e gjinekologjisë. E flet mirë gjuhën serbe, ndërsa shërbehet me gjuhën angleze dhe turke. Jeton në Vrapçisht.



 

 

MENDUH THAÇI

 

 

 

 

Anëtar i PDSH-së. U lind në vitin 1965 në Tetovë. Shqiptar. Mjek. Shërbehet me gjuhën angleze. Jeton në Tetovë.



 

 

ARBEN XHAFERI

 

 

 

 

Anëtar i PDSH-së. U lind në vitin 1948 në Tetovë. Shqiptar. Arsim të lartë. Politikan. E njeh mirë gjuhën angleze ndërsa shërbehet me gjuhën frënge. Jeton në Tetovë.

Click