Në mbështetje të neneve 61 paragrafit 2 dhe 66 paragrafit 4 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në seancën e mbajtur më 7 shtator 2010, miratoi


RREGULLORE PËR
NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E RREGULLORES SË KUVENDIT TË
REPUBLIKËS SË MAQEDONISË


Neni 1

Në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" numër 91/2008), në nenin 39 paragrafi 2 pas fjalës "seancë" shtohet fjala "detyrimisht".
Pas paragrafit 2 shtohet paragraf i ri 3, si vijon:
"Nëse kryetari i Qeverisë për arsye objektive dhe të paprolongueshme është e domosdoshme që ta lëshojë seancën, mungesa nuk mund të jetë më e gjatë se një orë."
Paragrafi 3 bëhet paragraf 4.
Pas paragrafit 4, i cili bëhet paragrafi 5, shtohet paragraf i ri 6, si vijon:
"Përgjigjja e pyetjes së parashtruar me gojë nga deputeti nuk mund të zgjasë më tepër se dhjetë minuta".

Neni 2

Në nenin 40 paragrafi 2 ndryshohet si vijon:
"Rendin e parashtrimit të pyetjeve të deputetëve e përcakton kryetari i Kuvendit në marrëveshje me koordinatorët e grupeve të deputetëve, në mënyrë që do të sigurojë përpjesëtim dy ndaj një në favor të deputetëve nga grupet parlamentare në opozitë dhe të deputetëve në opozitë të cilët nuk janë të organizuar në grup deputetësh."

Neni 3

Në nenin 49 paragrafi 1 ndryshohet si vijon:
"Debati për interpelancë zgjat një ditë pune deri sa të përfundojë lista e deputetëve të paraqitur për fjalë, kurse vendoset më së voni deri në ora 24,00."
Paragrafi 3 ndryshohet si vijon:
"Rendin e deputetëve sipas grupeve të deputetëve dhe deputetëve të cilët nuk janë organizuar në grup të deputetëve, e të cilët do të marrin pjesë në debat, e përcakton kryetari i Kuvendit në marrëveshje me koordinatorët e grupeve të deputetëve në mënyrë që do të sigurojë përpjesëtim dy ndaj një në favor të deputetëve të grupeve parlamentare në opozitë dhe të deputetëve në opozitë të cilët nuk janë të organizuar në grup të deputetëve."
Paragrafi 4 fshihet.
Paragrafi 5 bëhet paragraf 4.

Neni 4

Në nenin 68 në paragrafët 1 dhe 2 pas fjalës "dhjetë" shtohet fjala "pune".

Neni 5

Në nenin 69 pas paragrafit 2 shtohen dy paragrafë të rinj 3 dhe 4, si vijojnë:
"Kryetari i Kuvendit është i obliguar që në çdo seancë të dytë të rregullt të fusë një pikë në propozimin e rendit të ditës për seancën e Kuvendit me propozim të deputetëve nga opozita, e cila i plotëson kushtet e përcaktuar me këtë rregullore. Propozimi duhet të harmonizohet në koordinimin e Kryetarit të Kuvendit me nënkryetarët, koordinatorët e grupeve parlamentare dhe deputetët të cilët nuk janë të organizuar në grup të deputetëve e  të cilët janë bartës të propozimit.
Dispozita e paragrafit 3 të këtij neni nuk ka të bëjë me seancat e Kuvendit të konvokuara në pajtim me nenin 85 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, nenin 39 të kësaj rregullore dhe për seancat e konvokuara për shënimin e ngjarjeve të rëndësishme dhe personave të shquar."

Neni 6

Në nenin 70 paragrafi 2 pas fjalës "urgjencën" shtohen fjalët: "në kohëzgjatje prej 10 minutash".

Neni 7

Në nenin 77 pas paragrafit 1 shtohet paragraf i ri 2, si vijon:
"Arsyetimi për propozimin e ndryshimit dhe plotësimit të rendit të ditës të propozuar, është me kohëzgjatje prej tre minutash".
Paragrafi 2 bëhet paragraf  3. 

Neni 8

Në nenin 78 në paragrafin 2 shtohet fjalia e re si vijon: "Arsyetimi për propozimin është në kohëzgjatje prej tre minutash."

Neni 9

Në nenin 79 shtohet paragrafi i ri 2 si vijon:
"Kuvendi nuk mund të debatojë për propozim-ligjin me të cilin kryhet harmonizimi me të drejtën e Unionit Evropian, nëse propozim-ligjin nuk e ka shqyrtuar Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit."

Neni 10

Në nenin 80 pas paragrafit 2 shtohet paragrafi i ri 3, si vijon:
"Me përjashtim të paragrafit 2 të këtij neni, deputetët të cilët një minutë pas hapjes së diskutimit, janë të penguar të paraqiten për fjalë për shkak të pjesëmarrjes në mbledhje të trupave punuese apo në delegacione të Kuvendit anëtarë të cilëve janë ata, kanë të drejtë që të paraqiten për fjalë nga momenti kur marrin pjesë në mbledhje të Kuvendit, nëse diskutimi për pikën e rendit të ditës zgjat ende."
Paragrafët 3 dhe 4 bahen  paragrafë 4 dhe 5.

Neni 11

Në nenin 81 në paragrafët 2 dhe 3 pas fjalës "koordinatori" përkatësisht "Koordinatori" shtohen fjalët: "apo zëvendëskoordinatori".

Neni 12

Në nenin 86 paragrafi 1 pas fjalës "grupit" shtohen fjalët: "apo një deputet i caktuar nga grupi i deputetëve apo nga koordinatori i grupit të deputetëve".
Pas paragrafit 3 shtohet paragraf i ri 4, si vijon:
"Deputeti  në seancën e Kuvendit gjatë fjalimit mund të qëndrojë dhe të flasë nga vendi i tij."

Neni 13

Në nenin 97 pas paragrafit 4 shtohet paragrafi i ri 5, si vijon:
"Gjatë kohës së deklarimit individual të deputetëve dyert e sallës në të cilën mbahet seanca e Kuvendit mbyllen dhe nuk lejohet hyrja dhe dalja e deputetëve derisa zgjat deklarimi individual".
Paragrafët 5 dhe 6 bëhen paragrafë 6 dhe 7.

Neni 14

Në nenin 118 pas paragrafit 5 shtohet paragrafi i ri 6, si vijon:
"Kryetarët e komisioneve anketuese sipas rregullës janë nga radhët e deputetëve të grupeve parlamentare nga opozita."

Neni 15

Në nenin 121 pas paragrafit 1 shtohet paragrafi i ri 2, si vijon:
"Në mbledhjen e trupit punues kur shqyrtohet propozim-ligji ose akti tjetër në lexim të dytë, detyrimisht është i pranishëm dhe merr pjesë në punë përfaqësuesi i Qeverisë dhe përfaqësuesi i parashtruesit, propozimi i të cilit shqyrtohet".
 Paragrafët 2 dhe 3 bëhen paragrafë 3 dhe 4.

Neni 16

Neni 139 ndryshohet si vijon:
"Kuvendi, trupi punues amë dhe Komisioni Juridiko-Ligjvënës në lexim të parë mbajnë diskutim të përgjithshëm për propozim-ligjin."

Neni 17

Në nenin 140 pas fjalës "tri" shtohet fjala "pune".

Neni 18

Neni 143 ndryshohet si vijon:
"Seanca e Kuvendit për leximin e parë të propozim-ligjit mbahet në afat prej dhjetë ditësh pune nga dita e marrjes së vendimit për thirrjen e seancës, por jo më gjatë se 20 ditë pune nga dita e dorëzimit të propozim-ligjit te deputetët."

Neni 19

Në nenin 149 paragrafi 1 fjalia e dytë shlyhet.

Neni 20

Në nenin 153 paragrafi 4 fjala "Kuvendi" zëvendësohet me fjalët: "trupi punues".

Neni 21

Neni 159 shlyhet.

Neni 22

Në nenin 164 paragrafi 3 fjala "pune" shlyhet.

Neni 23

Në nenin 171 paragrafi 2 fjala "nuk" zëvendësohet me fjalën "Kuvendi".

Neni 24

Në nenin 180 paragrafi 2 fjala "tri" zëvendësohet me fjalën "pesë".

Neni 25

Në nenin 221 paragrafi 2 fjalët "pa diskutim" shlyhen.
Paragrafi 3 ndryshohet si vijon:
"Për propozimin për shkarkimin e anëtarit të Qeverisë hapet diskutim."

Neni 26

Neni 226 ndryshohet si vijon:
"Qytetarët e Republikës së Maqedonisë mund t'i përcjellin seancat e Kuvendit dhe të trupave punuese nga galeritë, në pajtim me rregullat për rendin e brendshëm të Kuvendit".

Neni 27

Autorizohet Komisioni Juridiko-Ligjvënës i Kuvendit që të përcaktojë tekst të spastruar të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Neni 28

Kjo rregullore hyn në fuqi në ditën e tetë nga dita e botimit në "Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë".



KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
      

Numër 07 - 3673 /1                                                             KRYETAR
7 shtator 2010                                                   I KUVENDIT TË REPUBLIKËS
Shkup                                                                             SË MAQEDONISË
                                                                                            
                                                                                        Trajko Veljanoski, d.v.


Që kjo është autentike me origjinalin, pohon:
           

ZËVENDËS I SEKRETARIT TË
PËRGJITHSHËM TË KUVENDIT TË
REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
           
Vjekosllav Angjellovski

Click