Takime

E mërkurë, 24 janar 2018 

GRUBI: MAQEDONIA DHE UKRAINA ME MBËSHTETJE TË NDËRSJELLË NË RRUGËN EUROATLANTIKE 

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Artan Grubi, mbajti takim me ambasadorin e Republikës së Ukrainës në Republikën e Maqedonisë, znj. Natalia Zadorozhnjuk. 

Në takimin u theksua se ndërmjet të dy vendeve miqësore ekziston bashkëpunim i shkëlqyeshëm në të gjitha nivelet, në nivelin politik, ekonomik dhe kulturor, por se ka hapësirë për avancimin e mëtutjeshëm të tyre. Gjithashtu, i përbashkët ishte konstatimi se edhe Maqedonia dhe Ukraina kanë prioritetet e njëjta, anëtarësim sa më të shpejtë në BE dhe NATO, si dhe partnerë të njëjtë strategjik me SHBA-në dhe BE-në.  

Kryetari i Komisionit, z. Grubi, theksoi se Maqedonia, e cila si vend kandidat për anëtarësim në BE dhe NATO është më përpara në këto procese, është  e hapur për çfarëdo lloji të mbështetjes së Ukrainës në rrugën e shoqërimit të saj në këto organizata euroatlantike. Ai, gjithashtu, theksoi se Maqedonia punon shumë në realizimin e reformave të nevojshme të BE-së, para së gjithash në sferat e sektorit të sigurisë, pavarësisë së gjyqësisë, lirisë së mediave, luftën kundër korrupsionit etj. 

 
a

Na ndiqni në: