KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E marte, 12 shtator 2017 

Takimi i deputetit Artan Grubi me dr. Knut Kirst 

Deputeti Artan Grubi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, u takua me dr. Knut Kirst, funksionar i lartë i sektorit politik dhe të mbrojtjes të NATO-s. 

Z. Grubi dhe dr. Kirst këmbyen mendime për gjendjen politike në vend, për aktivitetet dhe kompetencat e Komisionit për Çështje Evropiane, për rrugën drejt reformave sistemore, si dhe për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Dr. Kirst shprehu gatishmëri për t'i ndihmuar Republikës së Maqedonisë për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese për në NATO. 

Ai e shprehu mbështetjen dhe angazhimin e tij në lidhje me proceset e anëtarësimit në NATO, si dhe gatishmërinë e vërtetuar të shtetit në lidhje me harmonizimin me standardet e NATO-s. 

Deputeti Grubi kërkoi nga mysafiri mbështetje që të njihet momentumi në vend i aspiratës euroatlantike, të mbështetet në mënyrë vetëmohuese finalizimi i atij procesi afatgjatë, me qëllim vitin e ardhshëm të arrihet interes i përbashkët - Republika e Maqedonisë të jetë aleate e 30-të e plotfuqishme e Lidhjes Veriatlantike. 

Z. Grubi, gjithashtu, i njoftoi mysafirët për punët në Kuvend, për dinamikën për miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, zgjedhjet e ardhshme lokale që e presin vendin. 

a

Na ndiqni në:

Click