Takime

E enjte, 2 nëntor 2017

Takimi i deputetit Grubi me ambasadorin Stanila

Sot kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, mbajti takim me Ambasadoprin e Republikës së Rumanisë në Republikën e Maqedonisë SH.T, z.  Viorel Stanila. 

Në takimin me ambasadorin, z. Grubi i potencoi masat konkrete të cilat ndërmerren në drejtim të përmbushjes së të gjitha kritereve të nevojshme për fillim të negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO.  

Grubi e theksoi rëndësinë për integrim në BE dhe NATO, si dhe lidhshmërinë e tij me reformat e brendshme. Në këtë kontekst ai nënvizoi se rezultatet e zgjedhjeve lokale në Maqedoni janë njëkohësisht edhe vërtetim dhe përgjegjësi plotësuese që të realizohet agjenda reformuese dhe evropiane e shumicës qeveritare aktuale.  

Duke e pasur parasysh treshin e ardhshëm të përbërë nga Bulgaria, Austria dhe Rumania i cili në periudhën që vijon do të kryesojë me BE-në, Grupi i bëri apel ambasadorit që në kuadër të prioriteteve të tyre t'i kushtohet vëmendje të veçantë politikës së zgjerimit. Procesi i zgjerimit të bazohet në kritere, merita dhe doemos duhet të jetë i drejtë, ndërsa perceptimi për dinamikë pozitivë të zgjerimit do të jetë edhe nxitje plotësuese e reformave vendore.

Mbështetje nga ana e Republikës së Rumanisë do të jetë e rëndësishme për të marrë rekomandim pozitiv nga KE-ja dhe vendim politik për fillimin e negociatave në qershor vitin e ardhshëm. 

Grubi përsëriti se muajit e ardhshëm duhet të shfrytëzohen për përshpejtimin e reformave, e jo të mendohet ose të flitet për zgjedhje të parakohshme sepse është koha për realizimin e asaj që është premtuar dhe që pritet nga partnerët tanë në Bruksel dhe Uashington.

Ambasadori Stanila theksoi se Rumania edhe më tutje është mbështetës i fuqishëm i procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e reja anëtare, me ç'rast e mbështeti përkushtimin e Qeverisë për proceset eurointegruese. 

Ai theksoi se nevojitet që vendi t'i realizojë reformat e nevojshme të BE-së, me qëllim të përmirësimit të kushteve jetësore të të gjithë qytetarëve në shtet. 


 
a

Na ndiqni në: