Takime

E martë, 12 dhjetor 2017

TAKIMI I DEPUTETIT GRUPI ME AMBASADORIN E ÇEKISË TOMAN

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, pati takim me ambasadorin e Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë, z. Mirosllav Toman.

Në takim u bë fjalë për ngjarjet aktuale në vend, për realizimin e planit reformues të Qeverisë dhe zbatimin e pjesës normative të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. 

Grubi e theksoi rëndësinë dhe angazhimet të cilat bëhen në lidhje me zgjidhjen e kontesteve me fqinjët, për çka dëshmon edhe arritja e marrëveshjes me Bulgarinë për fqinjësi të mirë, me ç'rast theksoi se koalicioni me guximin e njëjtë do të qaset edhe në lidhje me çështjen e emrit me Greqinë. 

Sa u përket reformave, Grubi theksoi se këtë vit duhet të zgjidhet çështja për prokurorin e ri, Ligji për verifikimin e fakteve dhe Ligji për këshillin gjyqësor, Ligji për dëshmitarët e mbrojtur me shpresë se edhe opozita do t'i mbështesë dhe do të bëhet fjalë e zgjidhjeve reformuese me çka do të jepen rezultate evidente për Brukselin, me qëllim të marrjes së rekomandimit të pastër për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. 

Ambasadori Toman, duke e theksuar mbështetjen çeke për Republikën e Maqedonisë në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, informoi se, Republika e Çekisë është mbështetës i fuqishëm në procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe se do të japin impuls të fuqishëm edhe në vendet tjera anëtare të BE-së në vazhdimësi të punojnë në procesin e Evropës së bashkuar.

Gjithashtu, në këtë kontekst ambasadori Toman theksoi se duhet të shfrytëzohet momenti i mbështetjes nga investimet e Bashkimit Evropian në lidhje me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se dera është e hapur dhe se u mbetet vendeve aspirante t'i dërgojnë reformat e kërkuara nga ana e Brukselit.

Në fund të takimit, nga ambasadori Mirosllav Toman ishte informuar se Komisioni për Mbrojtje dhe Punë të Jashtme të Senatit të Republikës së Çekisë do të realizoj vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë në muajin prill të vitit të ardhshëm.  

 
a

Na ndiqni në: