Takime

E mërkurë, 8 shtator 2017 

Takimi i deputetit Ramçilloviq me ambasadoren e BdheH, Sh.T.  Lepa Babiq 

Takimi i sotëm i deputetët në Kuvendin e Maqedonisë, Zeqir Ramçilloviq, me ambasadoren e BdheH në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Lepa Babiq, kaloi në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, ku u këmbyen shumë informata dhe mendime të ndërsjella për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet të dyja vendeve.  

Deputeti Ramçilloviq e shprehu kënaqësinë e vet nga aktiviteti i deritanishëm i ambasadores Babiq dhe theksoi se raportet ndërmjet të dyja vendeve në periudhën e kaluar kanë trend rritës. 

Ai, gjithashtu, e informoi ambasadoren për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit ministror të BdheH, në procesin e aderimit në BE, dhe e shprehu gatishmërinë e vet, si kryetar i grupit parlamentar për bashkëpunim, të japë kontribut të tij për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar në të gjitha nivelet. 

Ambasadorja e BdheH, SH.T. Lepa Babiq, shpehu kënaqësinë e vet për zhvillimin e deritanishëm të raporteve të ndërsjella ndërmjet të dyja vendeve, i vlerësoi si miqësore dhe e shprehu gatishmërinë e vet edhe në periudhën e ardhshme gjatë mandatit që të punojë në intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat të cilat i tangojnë të dyja palët. 

Ajo, gjithashtu, në veçanti u përqendrua në marrëveshjet bilaterale të cilat janë në fazë të përpunimit, ose në fazë përfundimtare, dhe të cilat duhet të nënshkruhen reciprokisht nga të dyja palët. 

Në fund, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se do të japin kontribut në intensifikimin dhe përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.     

 

 

 

 
a

Na ndiqni në: