KOMISIONI PËR ÇËSHTJE TË ZGJEDHJEVE DHE EMËRIMEVE
Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve ka kryetar dhe dymbëdhjetë anëtarë nga radhët e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- paraqitjen e propozimeve për zgjedhje dhe emërime, përkatësisht shkarkimin e funksionarëve që i ka zgjedhur, përkatësisht emëruar Kuvendi, nëse me Kushtetutë, ligj, rregullore ose akt tjetër të Kuvendit nuk është përcaktuar që një propozim të tillë të parashtrojë organ tjetër;
- propozimin e përbërjes së trupave punues të përhershëm dhe të përkohshëm të Kuvendit;
- propozimin e anëtarëve të organeve drejtuese dhe trupave tjerë të ndërmarrjeve organizatave dhe institucioneve që i zgjedh, përkatësisht emëron Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, nëse më Kushtetutë, ligj ose akt tjetër nuk është përcaktuar që një propozim të tillë të parashtrojë organ tjetër;
- propozimin dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit redaktues të gazetës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;
- propozon, përkatësisht miraton vendime për emërimin dhe shkarkimin e përfaqësuesve të Republikës në organet drejtuese dhe anëtarëve të komisioneve të konkursit për zgjedhje të organeve udhëheqëse individuale që janë në kompetencën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;
- propozimin e përbërjes së këshillave dhe trupave tjerë të Kuvendit për organizimin dhe zbatimin e kremtimeve të ngjarjeve të veçanta historike me rëndësi për Republikën dhe ngjarjeve të tjera shënimi i të cilave nevojitet, si dhe për ndarjen e shpërblimeve republikane;
- dhënien e pëlqimit paraprak të aktit për organizimin dhe sistematizimin e brendshëm të Shërbimit të Kuvendit dhe
- jep mendim lidhur me propozimet për zgjedhjen, përkatësisht emërimin e bartësve të funksioneve publike që i zgjedh, përkatësisht emëron Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, kurse i kanë propozuar organet tjera;
Komisioni, gjithashtu:
- shqyrton propozimet e dispozitave për pagat dhe të ardhurat tjera të deputetëve dhe të funksionarëve që i zgjedh ose emëron Kuvendi, punëtorëve udhëheqës që i emëron Komisioni, si dhe të deputetëve dhe funksionarëve të cilëve u ka pushuar funksioni
- miraton aktet për të cilat është i autorizuar nga Kuvendi;
- miraton aktvendime të veçanta për pagat dhe të ardhurat tjera të deputetëve dhe funksionarëve që i zgjedh ose emëron Kuvendi, si dhe për punëtorët udhëheqës që i emëron Komisioni;
- përcakton nivelin e kompensimit të shpenzimeve për pjesëmarrje në punën e anëtarëve të trupave punues të zgjedhur nga radhët e institucioneve dhe asociacioneve profesionale dhe shkencore;
- në pajtim me dispozitat, përcakton lartësinë e mëditjeve, shpenzimeve për jetë të ndarë, kompensimit për pushim vjetor, shpërnguljes dhe shpenzime tjera;
- bën dhënien e korrigjimeve të akteve që i miraton dhe shpall Komisioni në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë”, dhe
- shqyrton edhe çështje tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe emërimet.
Kryetar:
Kralevski Çedomir
Anëtarë:
Nevenovski Goran
Qosev Sllobodan
Spançevski Krale
Trajanovski Koce
Llazov Goranço
Popovski Lubomir
Geshtakovski Aleksandar
Stojkovski Bllagoj
Tahiri Mevlan
Vejseli Abduladi
Anushev Lupço
Kadriu Nazmi