KOMISIONI PËR SHËNDETËSI
Komisioni për shëndetësi ka kryetar dhe dhjetë anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe katër anëtarë nga radhët e punëtorëve shkencorë dhe profesionalë.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- mbrojtjen shëndetësore të popullatës;
- sigurimin shëndetësor;
- mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse, nga ndikimi i dëmshëm i gazrave, rrezatimi jonizues dhe zhurma, ndotja e ajrit, ujit, tokës dhe prodhimet jetësore;
- gjendjen higjienike-epidemiologjike;
- prodhimtarinë, qarkullimin dhe furnizimin me ilaçe, mjete ndihmëse shëruese dhe ndihmesa mjekësore, pajisje mjekësore, pajisje dhe materiale sanitare, helme dhe droga narkotike;
- mbikëqyrjen sanitare dhe shëndetësore;
- çështje të tjera që kanë të bëjnë me shëndetësinë.
Kryetar: Jovanov Nikolla
Anëtarë:
Jordanova Marika
Kirov Mitko
Ristovski Nenad
Risteski Lubçe
Stojmenov Zllatko
Tairi Muhamed
Kovaçeski Stojan
Antova Velevska Magdalena
Stojkovski Bllagoj
Pollozhani Azis