Trupat Punues



KOMISIONI PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

E-posta: kep@sobranie.mk

Dokumenta

KOSAK (COSAC)

KOSAP (COSAP)

Komisioni ka kryetar, dymbëdhjetë anëtarë dhe zëvendës të tyre.

Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:

  • përcjelljen e zbatimit të Strategjisë nacionale për integrimin e Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian dhe e njofton rregullisht Kuvendin për zbatimin e saj;
  • përcjelljen e plotësimit  të obligimeve që dalin nga marrëveshjet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Unionit Evropian dhe realizimin e programeve e të akteve të tjera të institucioneve të Unionit Evropian, duke i përfshirë edhe programet për ndihmë financiare;
  •  përcjelljen dhe nxitjen e procesit të harmonizimit të legjislacionit të Republikës së Maqedonisë me legjislacionin e Unionit Evropian, si dhe propozon masa për përparimin e procedurave për harmonizim, japin mendime dhe propozime për aktivitetet e trupave punues të tjerë të Kuvendit dhe e orienton kujdesin e tyre në çështjet e lidhura me pranimin e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Unionin Evropian;
  • përcjelljen e aktiviteteve të Qeverisë dhe të organeve të administratës shtetërore në lidhje me pranimin e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Unionin Evropian dhe në lidhje me to jep mendime dhe rekomandime;
  • analizimin e pasojave nga qasja e Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian dhe përgatit raporte në lidhje me të njëjtat;
  • informimin e rregullt të Kuvendit për gjithë çështjet e lidhura me integrimin evropian, përfshirë edhe mbledhjen e informatave, literaturës dhe dokumenteve të tjera lidhur me Unionin Evropian;
  • propozimin dhe realizimin e akteve të orientuara drejt informimit të opinionit për proceset e integrimit evropian;
  • bashkëpunimin me komisionet përkatëse të vendeve të tjera, dhe
  • shqyrton çështje të tjera në lidhje me integritetin evropian dhe pranimin e Republikës së Maqedonisë në anëtarësim në Unionin Evropian

                  Kryetar : PETKOVSKI TITO

Zëvendës-kryetare: ZASHOV BLLAGOJ
   
                 Anëtarë: SPASENOVSKI ALEKSANDAR
                                AVIROVIQ VLLADANKA
                                POP-ARSOV PETAR
                                KIPARIZOVSKA KRSTESKA ANITA
                                DAMESKI PANÇE
                                MATOSHI RUZHDI
                                BOZHINOVSKA VALENTINA
                                SHEKERINSKA RADMILLA
                                MITREVA ILINKA
                                ZHERNOVSKI ANDREJ
                                ARIFI TEUTA
                                BUXHAKU AGRON

 Zëvendës-anëtarë: VITANOV ZORAN
                                 POPOVSKA LILJANA
                                 DIMOVSKI ILIJA
                                 NIKOLLOSKI ALEKSANDAR
                                 GJORÇEV VLLADIMIR
                                 KABA GARIP
                                 DODOVSKI MARJAN
                                 MANASIJEVSKI JOVAN
                                 GËRKOVSKA SLLAVICA
                                 IVANOVSKI IGOR
                                 POLLOZHANI AZIZ
                                 SULEJMANI FADIL

Click