KOMISIONI PËR ÇËSHTJE TË ZGJEDHJEVE DHE EMËRIMEVE
Dokumentet
E-posta: k-pii@sobranie.mk
Komisioni ka kryetar, dymbëdhjetë anëtarë dhe zëvendës të tyre.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- paraqitjen e propozimeve për zgjedhjen dhe emërimin, përkatësisht shkarkimin e funksionarëve që i ka zgjedhur, përkatësisht emëruar Kuvendi, nëse me ligj, Rregullore ose akt tjetër të Kuvendit është përcaktuar që një propozim të tillë të paraqesë Komisioni;
- paraqitjen e propozimeve për zgjedhjen dhe emërimin, përkatësisht shkarkimin e funksionarëve që i ka zgjedhur, përkatësisht emëruar Kuvendi, nëse me Kushtetutë, Rregullore ose akt tjetër të Kuvendit nuk është përcaktuar që një propozim të tillë të paraqesë organ tjetër;
- propozimin e përbërjes së trupave punues të përhershëm dhe të kohë pas kohe të Kuvendit;
- propozimin e delegacioneve të përhershme të Kuvendit në kuvendet parlamentare ndërkombëtare dhe të grupeve parlamentare të Kuvendit për bashkëpunim me parlamente tjera;
- propozimin e anëtarëve të organeve drejtuese dhe trupave të tjerë në ndërmarrjet publike, organizatat dhe institucionet që i zgjedh, përkatësisht emëron Kuvendi nëse më Kushtetutë, ligj ose akt tjetër nuk është përcaktuar që një propozim të tillë paraqesë organ tjetër;
- propozimin e anëtarëve të këshillit redaktues të gazetës së Kuvendit;
- propozimin e emërimit dhe shkarkimit të përfaqësuesve të Republikës në organet drejtuese dhe anëtarëve të komisioneve të konkursit për zgjedhjen e organeve udhëheqëse individuale që janë në kompetencën e Kuvendit;
- propozimin e përbërjes së këshillave dhe trupave tjerë të Kuvendit për organizimin dhe zbatimin e kremtimeve të ngjarjeve të veçanta historike me rëndësi për Republikën dhe ngjarjeve të tjera shënimi i të cilave nevojitet, si dhe për ndarjen e shpërblimeve republikane;
- dhënien e mendimeve për propozimet për zgjedhjen, përkatësisht emërimin e bartësve të funksioneve publike që i zgjedh, përkatësisht i emëron Kuvendi, e që janë propozuar nga organet tjera;
- shqyrtimin e propozimeve të dispozitave për pagat dhe për të ardhurat tjera të deputetëve dhe të funksionarëve që i ka zgjedhur ose emëruar Kuvendi, si dhe të deputetëve dhe funksionarëve të cilëve u ka pushuar funksioni dhe në kornizat e autorizimeve ligjore miraton dispozita më të afërta për zbatimin e tyre;
- miratimin e akteve për të cilat është autorizuar nga Kuvendi;
- marrjen e aktvendimeve të veçanta për pagat dhe për të ardhurat tjera të deputetëve dhe funksionarëve që i ka zgjedhur ose emëruar Kuvendi;
- miratimin e aktit për refuzimin e 5% nga paga për Çdo ditë mungese të deputetit cili së paku tri herë ka munguar nga seanca e Kuvendit, përkatësisht trupit punues;
- përcaktimin e nivelit të kompensimit të shpenzimeve për pjesëmarrje në punën e trupave punues nga radhët e institucioneve profesionale dhe shkencore dhe asociacioneve;
- përcaktimin në pajtim me dispozitat, nivelin e mëditjeve, të shpenzimeve për jetë të ndarë, të kompensimit për pushimin vjetor, të shpërnguljes dhe të shpenzimeve të tjera;
- vendosjes për ankesat kundër aktvendimeve të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, nëse me ligj ose me akt tjetër nuk është përcaktuar ndryshe;
- dhënien e korrigjimeve të akteve që i miraton dhe i shpall komisioni në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë”, dhe
- çështje të tjera që u përkasin zgjedhjeve dhe emërimeve
Kryetar: VELJANOSKI TRAJKO
Zëvendës-kryetar: DULIQ BLAGORODNA
Anëtarë: IVANOV LUBISAV-XINGO
LLALLÇEVSKA RISTANKA
KITANOSKI ILIJA
BONEVA SILVANA
MATOSHI RUZHDI
MISOVSKI GORAN
QURKÇIEV NIKOLLA
SPASOVSKI OLIVER
ALITI RAFIZ
POLLOZHANI AZIZ
TOPUZOVA KAREVSKA ROZA
DODOVSKA MARJAN
Zëvendës-anëtarë: TANÇEVA TULIEVA NADICA
SHAMBEVSKI OLIVER
TASHEVA VIOLETA
STANÇEVSKA NADA
KADRIU FLORA
ANASTASOVSKI IVAN
FILIPOVA VERICA
SERAFIMOV VLLATKO
BEXHETI BLERIM
SELMANI AJSHE
MANASIJEVSKI JOVAN
BOZHINOVSKA VALENTINA