KOMISIONI PËR MUNDËSI TË BARABARTA TË BURRAVE DHE GRAVE
E-posta: k-finan@sobranie.mk
Komisioni ka kryetar, dhjetë anëtarë dhe zëvendës të tyre.
Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- shqyrtimin e propozim-ligjeve dhe dispozitave të tjera që i miraton Kuvendi nga sfera e punës dhe politikës sociale, arsimit dhe shëndetësisë, familjes dhe kujdesit të fëmijëve, si dhe propozim-ligje dhe dispozita tjera nga aspekti i përfshirjes së gjinive në konceptin gjinor në to;
- shqyrtimin e Propozim-planit nacional për aksion për mundësi të barabarta të burrave dhe grave;
- përcjelljen e miratimit dhe zbatimit të masave themelore dhe të veçanta për zbatimin e mundësive të barabartë të grave dhe burrave në të gjitha sferat e sektorit privat dhe publik nëpërmjet raporteve të dorëzuara nga Seksioni për përparimin e barazisë ndërmjet gjinive pranë Ministrisë së Punës dhe Politikë Sociale;
- përcjelljen e sistemit të masave për mënjanimin e trajtimit të barabartë të burrave dhe grave nëpërmjet raporteve të parashtruara nga Seksioni për përparimin e barazisë ndërmjet gjinive pranë Ministrisë së Punës dhe Politikë Sociale;
- inicimin e miratimit dhe ndryshimit të ligjeve dhe dispozitave të tjera nga sfera e mundësive të barabarta të burrave dhe grave;
- nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet organeve kompetente që kanë të bëjnë me mundësitë e barabarta të burrave dhe grave;
- informimin e rregullt të Kuvendit për të gjitha çështjet lidhur me mundësitë e barabarta të burrave dhe grave;
- bashkëpunimin me komisionet adekuate dhe me shtetet tjera, dhe
- shqyrtimin e çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me mundësitë e barabarta të burrave dhe grave.
Kryetare: POPOVSKA LILJANA
Zëvendës-kryetar: BONEVA SILLVANA
Anëtarë: DIMESKA KATERINA
IVANOVSKA JAGOTKA
NIKOLLOSKI ALEKSANDAR
KUNOSKA JAGULLA
SELMANI ELMAZE
IVANOVA CVETANKA
NIKOLLOV MARJANÇO
BENDEVSKA VESNA
SALIU SELVIJE
SELMANI AJSHE
Zëvendës-anëtarë: GJORGJIEVSKI VELE
DAMESKI PANÇE
GELLOVA STOJANOVA SONJA
SEKULLOVSKA MIRJANA
IBISHI HAZBIJE
FILIPOVA VERICA
RAHIQ ESAD
STOILLKOVIQ IVAN
BUXHAKU AGRON
JAKUPI ZIMRETE