KOMISIONI PËR SHËNDETËSI
E-posta: k-zdravstvo@sobranie.mk
Komisioni ka kryetar, dhjetë anëtarë dhe zëvendësit e tyre.Komisioni i shqyrton çështjet lidhur me:
- mbrojtjen shëndetësore të popullsisë; sigurimin shëndetësor;
- mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, nga ndikimi i dëmshëm i gazrave, rrezatimi jonizues dhe zhurma, ndotjen e ajrit, ujit, tokës dhe prodhimeve shtazore;
- mbrojtjen nga sëmundjet e varësisë dhe nga SIDA;
- gjendjen higjiene-epidemike;
- prodhimtarinë, qarkullimin dhe furnizimin me barna, mjetet ndihmëse mjekuese dhe mjetet ndihmëse medicionale, pajisjet medicionale, institutet dhe materialet sanitare, helmet dhe drogat dehëse;
- mbikëqyrjen sanitare dhe shëndetësore
- vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështje që kanë të bëjnë me shëndetësinë dhe
- çështjet tjera që kanë të bëjnë me shëndetësinë.