KOMISIONI PËR MBIKËQYRJE MBI PUNËN E AGJENCISË PËR SIGURI NACIONALE DHE AGJENCISË PËR ZBULIM
E-posta: k-nadzor@sobranie.mk
Komisioni ka kryetar, tetë anëtarë dhe zëvendësit e tyre. Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me:
- respektimin e të drejtave dhe lirive të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligjet nga Agjencia e Sigurisë Nacionale dhe Agjencia për Zbulim të qytetarëve dhe personave të tjerë juridikë;
- ligjshmërinë në zbatimin e autorizimeve të Agjencisë së Sigurisë Nacionale dhe Agjencisë për Zbulim në lidhje me tejkalimin e autorizimeve, ndërmarrjen e veprimeve të paautorizuara, keqpërdorimeve dhe negativiteteve të tjera në punë, në kundërshtim me të drejtat e tyre të përcaktuara me ligj;
- metodat dhe mjetet që i shfrytëzojnë Agjencia e Sigurisë Nacionale dhe Agjencia për Zbulim nga aspekti i ligjshmërisë dhe respektimit të të drejtave të qytetarit dhe subjekteve të tjera;
- pajisjen materiale, kadrovike dhe teknike të Agjencisë së Sigurisë Nacionale dhe Agjencisë për Zbulim;
- vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështjet që lidhen me mbikëqyrjen e tillë; dhe
- çështjet e tjera në lidhje me Agjencinë e Sigurisë Nacionale dhe Agjencisë për Zbulim.