VMRO - Partia Demokratike për Unitet Nacional Maqedonas

 2002 - 2006

 



 

 

GANKA SAMOILLOVSKA CVETANOVA

 

 

 

 

Anëtare e VMRO-DPMNE-së. U lind në 1968 në Shkup, RM. Maqedonase. Magjistre e shkencave. Ka punuar si docente në Fakultetin e Artit Muzikor, drejtoresh në Filharmonin e Maqedonisë dhe kryetare në OU të festivalit "Ohridsko Leto". Ka qenë ministër i Kulturës  në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, kryetare në Komisionin  nacional të UNESKO, kryetare e organizatës ndërqeveritare  panevropiane për arte audiovizuele "Eureka-audiovizuele". Flet mirë anglisht, shërbehet me frëngjishten, mëson gjuhën italiane. Jeton në Shkup.



 

 

GJORGE PALLOSHKOVSKI

 

 

 

 

Anëtar i VMRO-DPMNE-së. U lind në 1948. Maqedonas. Ka kryer shkollim të lartë bujqësor. Ka punuar si referent në Drejtorinë për të ardhura publike,  ishte referent në NJR të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së  ujërave, shef i seksionit doganor - Strumicë dhe në Drejtorin doganore në  Shkup. Kryetar i OK të VMRO-DPMNE-së së Strumicës. Jeton në Novo Sellë.



 

 

EFTIM MANEV

 

 

 


Anëtar në VMRO-DPMNE-së. U lind në fshatin Sulldurci, Radovish,  RM. Maqedonas. Ka kryer Fakultetin e Drejtësisë. Ishte Avokat Publik, prokuror publik i Komunës, ka punuar edhe si avokat. Ishte deputet në përbërjen e parë parlamentare. Shërbehet me gjuhën frënge. Jeton në Radovish.



 

 

ILIJA KITANOSKI

 

 

 

Anëtar i VMRO-DPMNE-së. U lind në vitin 1959 në Kërçovë. RM. Ka arsim të lartë. Ka qenë Kryetar i Komunës së Kërçovës prej 1990-1996, drejtor i përgjithshëm i NPU "Ekonomia e ujërave në RM" prej 1998-2000, drejtor i përgjithshëm "NP për hapësirë banesore dhe afariste të RM". Shërbehet me gjuhën angleze. Jeton në Kërçovë.



 

 

ILIJA SËRBINOVSKI

 

 

 

Anëtar i VMRO-DPMNE-së. U lind në vitin 1952 në fsh. Cerovo, Demir Hisarit.  RM. Maqedonas. Ka kryer Fakultetin e Bujqësisë. Ka qenë kryeshef i NJR -Manastir pranë Ministrisë së Bujqësisë, ekonomisë së ujërave dhe pylltarisë, punoi si inxhinier i agronomisë në KBI "Pellagonia". Anëtar i KQ të VMRO-DPMNE-së. Jeton në Manastir.

 



 

 

LUBE BOSHKOSKI

 

 

 


Anëtar i VMRO-DPMNE-së. U lind në 1960 në Tetovë, RM. Maqedonas. Ka shkollim të lartë. Punoi si praktikant gjyqësor, referent në Fondin pensional dhe invalidor, zëvendës-drejtor në shtëpinë e shëndetësisë, biznesmen privat, zëvendës-drejtor i DBK-së, sekretar shtetëror në MPB, ministri i Punëve të Brendshme. Shërbehet me gjuhën italiane dhe gjermane. Jeton në Shkup.



 

 

NIKOLLA GRUEVSKI

 

 

 


Anëtar i VMRO-DPMNE-së. U lind në 1970 në Shkup, RM. Maqedonas. Ka shkollim të lartë. Ka qenë drejtor për letra me vlerë dhe likuidim në "Ballkanska Banka". Ka qenë ministër i Tregtisë (1999) ndërsa në periudhën 1999-2002, ministër i Financave  në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë; Anëtar i Komisionit për letra me vlerë (1999-2000); kryetar i Komisionit për letra me vlerë (2000-2002). E flet mirë gjuhën angleze. Jeton në Shkup.

 



 

 

PETAR NAUMOVSKI

 

 

 


Anëtar i VMRO-DPMNE-së. U lind në 1968 në Prilep, RM. Maqedonas. Ka kryer shkollimin e mesëm. Sportist profesionalist. Jeton në Shkup.



 

 

SASHKO KEDEV

 

 

 

 

Anëtar i VMRO-DPMNE-së. U lind në 1962 në Shtip, RM. Maqedonas. Doktor  i shkencave të mjekësisë. Mjek specialist–kardiolog. Docent i Fakultetit të Mjekësisë, kardiolog intervent i certifikuar evropian, kardiolog i certifikuar intervent në SHBA. E njeh mirë gjuhën angleze dhe italiane. Jeton në Shkup.



 

 

SILVANA BONEVA

 

 

 

Anëtare e VMRO-DPMNE-së. U lind në vitin 1959 në Strumicë, RM. Maqedonase. Ka kryer shkallën e 1 në Fakultetin Juridik. Ka qenë drejtoresh në Universitetin e Punëtorëve në Strumicë, anëtare e Këshillit të Komunës së Strumicës. Kryetare e KK të UG në Strumicë, nënkryetare e Konferencës Republikane të UG të VMRO-DPMNE-së. Jeton në Strumicë.

Click