VMRO – Partia Dmokratoke për Unitet Nacional Maqedonas

 1998 - 2002

 



 

 

ANDONOVSKI KIRIL

 

 

 

Anëtar i VMRO-DPMNE-së.

Sekretar i Komisionit juridik dhe të Gjykatës në nder të VMRO-DPMNE-së. Anëtar i Komisionit statutar të VMRO-DPMNE-së. Kryetar i Komisionit  juridiko-ligjvënës pranë Kuvendit të RM. Kryetar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM për bashkëpunim me parlamentet e Mbretërisë së Norvegjisë,  Republikës së Finlandës, Mbretërisë së Suedisë, Mbretërisë së Danimarkës dhe Republikës së Islandës. Ka qenë delegat në Dhomës së Punës së Bashkuar të Kuvendit të RSM në periudhën mandatore prej 1986 deri 1990.
                                                                                                                                                                                                                                                 
U lind në 1937 në fshatin Meliçani i poshtëm, Dibër, RM. Maqedonas. Ka kryer Fakultetin e Drejtësisë. Ka qenë profesor në shkollën e mesme, ka punua si kryeshef i shërbimit profesional të Kuvendit të Komunës së Çairit,  Shkup. Ka qenë anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të qyteti të Shkupit. Shërbehet me gjuhën angleze. Jeton në Shkup.



 

 

BATKOSKI DIMITAR

 

 

 

Anëtar i VMRO-DPMNE-së.

Anëtar i Komitetit të VMRO-DPMNE-së të Komunës së Kisella Vodës - Shkup. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Bullgarisë.

U lind në 1942 në fshatin Vevçan, Strugë, RM. Maqedonas. Ka kryer Fakultetin e Pylltarisë, doktor i shkencave të pylltarisë. Profesor i rregullt në Fakultetin e Pylltarisë në Shkup. E njeh mirë gjuhën frënge. Jeton në Shkup.



 

 

VALENTINA BOZHINOVSKA

 

 

 

 


Deputete e pavarur. U lind në 1967 në Shkup. Maqedonase. Aktore e diplomuar. Jeton në Shkup.



 

 

GARÇEVSKI SLLOBODAN

 

 

 

Anëtar i VMRO-DPMNE-së.

Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federale të Gjermanisë.

U lind në 1952 në fsh. Vardino, Demir Hisar, Republikës së Maqedonisë. Maqedonas. Kreu Fakultetin e Bujqësisë. Punon në Kombinatin agroindustrial “Llozar” në Manastir. Shërbehet me gjuhën gjermane. Jeton në Manastir.



 

 

GAXHOVSKI VASILL   

 

 

 

Anëtar i VMRO-DPMNE-së.

Këshilltar në Kuvendin e Komunës së Karposhit, Shkup. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federale të Gjermanisë.

U lind në 1956 në Hunedoar, Republikën e Rumanisë. Maqedonas. Ka kryer Fakultetin Matematiko-natyror. Ka qenë i punësuar në "Agroprodukt",  "Univerzall" dhe "Tehnomak". Shërbehet me gjuhën angleze. Jeton në Shkup.



 

 

MIHAJLLO GEORGIEVSKI

 

 

 

 

Anëtar i Grupit të deputetëve për deputetë të pavarur. U lind në 1940 në fsh. Bllatec, Republika e Maqedonisë. Maqedonas. Doktor i shkencave filozofike. Këshilltar shkencor në Institutin për kulturë të vjetër sllave. Ka qenë deputet në ish përbërjen parlamentare. Shërbehet me gjuhën ruse dhe frënge. Jeton në Shkup.



 

 

GESHOSKI TRAJKO

 


 

 

Anëtar i VMRO-DPMNE-së.

Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Polonisë.

U lind në vitin 1944 në Prilep, Republikës së Maqedonisë. Maqedonas. Kreu Fakultetin e Mjekësisë dhe specializoi kirurgji. Punon si udhëheqës i Shërbimit për sëmundje kirurgjike në Prilep. Nuk ka përvojë paraprake si deputet. Jeton në Prilep.



 

 

GLIGOROSKI DANILLO

 


 

 

Anëtar i VMRO-DPMNE-së.

Anëtar i Këshillit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së. Anëtar i Komisionit për politikë të jashtme dhe i Komisionit për arsim dhe shkencë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Anëtar i Komisionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me  Parlamentin e Republikës së Mongolisë. Udhëheqës i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin parlamentar të Këshillit të Evropës.

U lind në 1967 në Shkup, Republikës së Maqedonisë. Maqedonas. Kreu Fakultetin Matematiko- natyror. Doktor i shkencave informatike. Docent i Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup. E njeh mirë gjuhën angleze. Jeton në Shkup.

 



 

 

EFTIMOV VASIL

 

 

 

Anëtar i VMRO-DPMNE-së dhe anëtar i Këshillit të veteranëve të Partisë.

Kryetar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kroacisë.

U lind në 1926 në Shtip, RM. Maqedonas. Ka kryer Fakultetin e Ekonomisë. Ka qenë drejtor financiar i Kombinatit të tekstilit në Shtip, ndihmës i drejtorit  të përgjithshëm të "OHIS", ndihmës i drejtorit të përgjithshëm për punë  financiare dhe ekonomike të "OHIS" deri në pensionim. Jeton në Shkup.



 

 

JOVANOVSKA VESNA

 

 

 

Anëtare e VMRO-DPMNE-së.

Këshilltare në Këshillin e Komunës së Manastirit deri në 1998. Anëtar i Grupit  të deputetëve të Kuvendit të RM për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Polonisë.

U lind në 1967 në Manastir, RM. Maqedonase. E ka kryer Fakultetin e Drejtësisë, me provimin e dhënë  të jurisprudencës. Ka qenë stazhiere në Gjykatën themelor në Manastir, kurse prej 1994 është avokate. Shërbehet me gjuhën angleze. Jeton në Manastir.



 

 

JORDANOVA MARIKA

 

 

 

Anëtare e VMRO-DPMNE-së.

Kryetare e Unionit të grave të VMRO-DPMNE-së. Zëvendës-anëtare e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Kuvendin e OBSE. Anëtare e Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë.

U lind në 1949 në Strumicë, Republika e Maqedonisë. Maqedonase. Ka kryer Fakultetin e Mjekësisë, specialiste e gjinekologjisë dhe akusherisë. Punon si specialiste e gjinekologjisë në Organizatën Shëndetësore ”Hipokrat” në Veles. Shërbehet me gjuhën frënge dhe angleze. Jeton në Veles.



 

 

ZHARKO  KARAXHOSKI

 

 

 

Anëtar i VMRO-PP. U lind në 1962 në Prilep, RM. Maqedonas. Ka kryer Fakultetin e Drejtësisë, me provimin e dhënë të jurisprudencës. Ka punuar si referent i drejtësisë dhe udhëheqës në sektorin e përgjithshëm, prej 1995-1998 si avokat. Ishte deputet edhe në përbërjen e mëparshme të  Kuvendit. Jeton në Prilep.



 

 

KIROV MITKO


 

 

 

Anëtar i VMRO-DPMNE-së.

Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.

U lind në 1955 në Strumicë, Republika e Maqedonisë, Maqedonas. Kreu Fakultetin e Mjekësisë, specialist i gjinekologjisë dhe akusherisë. Punon si specialist i gjinekologjisë dhe akusherisë në Qendrën Mjekësore në Strumicë. Shërbehet me gjuhën frënge. Jeton në Strumicë.



 

 

KRALEVSKI  ÇEDOMIR

 

 

 

Anëtar i VMRO-DPMNE-së.

Koordinator i Komitetit komunal të VMRO-DPMNE-së për Kumanovë. Koordinator aktual i Grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Kryetar i Komisionit për zgjedhje dhe emërime të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Anëtar i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Unionin Interparlamentar. Anëtar i Grupit të deputetëve në Kuvendin e RM për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Irlandës.

U lind në vitin 1956 në Kumanovë, RM. Maqedonas. Kreu Fakultetin  Juridik, me provimin e dhënë të jurisprudencës. Ka punuar në Njësinë rajonale të Ministrisë së Financave në Kumanovë. Nga 1996 punon si avokat. Shërbehet me gjuhën angleze. Jeton në Kumanovë.



 

 

LLAZOV  GORANÇO

 

 

 

Anëtar i VMRO-DPMNE-së.

Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Irlandës. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë  për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Mongolisë.

U lind në 1964 në Veles, Republika e Maqedonisë. Maqedonas. Kreu Fakultetin Ekonomik. Udhëheqës i financave dhe çështjeve komerciale në ndërmarrjen e ndërtimtarisë, tani, menaxher në ndërmarrjen private në Veles. Jeton në Veles.



 

 

MANÇEV VASE

 

 

 

Anëtar i VMRO-DPMNE-së.

Kryetar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM për bashkëpunim me Parlamentin e Federatës Ruse.

U lind në 1949 në fshatin Robovo, Strumicë, Republika e Maqedonisë. Maqedonas. Kreu Fakultetin Filologjik, magjistër i shkencave filologjike. Ka punuar si përkthyes në Kuvendin e ish RSFJ, ka qenë redaktor i Radio Shkupit dhe Televizionit Maqedonas, drejtor i Bibliotekës Universitare “Kliment Ohridski” dhe bashkëpunëtor i lartë profesional në Entin Pedagogjik të Republikës së Maqedonisë. E njeh mirë gjuhën angleze dhe frënge. Jeton në Shkup.



 

 

MARKOVSKA  DISPINA

 

 

 

Anëtare e VMRO-DPMNE-së.

Nënkryetare e Komitetit komunal të VMRO-DPMNE-së në Berovë. Koordinatore e Grupit këshillues të VMRO-DPMNE-së. Anëtare e Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.

U lind në vitin 1947 në Berovë, RM. Maqedonase. Kreu Fakultetin e Mjekësisë, specialiste e epidemiologjisë, doktor shkencash për medicinë. Punon si specialiste në Shtëpinë e Shëndetit në Berovë. Shërbehet me gjuhën frënge. Jeton në Berovë.



 

 

MARKOVSKA GJULISTANA

 

 

 

Anëtare e VMRO-DPMNE-së.

Anëtare e Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federale të Jugosllavisë.

Anëtare e Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Irlandës. Anëtare e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin e Këshillit të  Evropës.

U lind në 1961 në Kumanovë, Republikës së Maqedonisë. Rome. Kreu Fakultetin e Mjekësisë, specialiste e sëmundjeve të syve.
Punoi si mjeke e përgjithshme në Qendrën Mjekësore në Kumanovë dhe si mjeke specialiste në Spitalin Ushtarak në Shkup. E njeh mirë gjuhën angleze dhe frënge. Ka qenë deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë gjatë periudhës së mandatit 1990-1994. Jeton në Shkup.



 

 

NAUMOVSKI  RUBENS

 

 

 

Anëtar i VMRO-DPMNE-së.

Ka qenë këshilltar në Kuvendin e komunës së Ohrit nga 1990-1996. Kryetar i Komitetit komunal të VMRO-DPMNE-Ohër. Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së nga 1995 e deri më sot. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit e RM për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Greqisë.

U lind në 1953 në Ohër, RM. Maqedonas. Kreu Fakultetin e Artit të Muzikës. Ka qenë arsimtar dhe drejtor në Shkollën fillore të muzikës në Ohër. Shërbehet me gjuhën angleze. Nuk ka përvojë të mëparshme si deputet. Jeton në Ohër.                                                      



 

 

NEVENOVSKI GORAN

 

 

 

Anëtar i VMRO-DPMNE-së.

Kryetar i Komisionit për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit pranë  Kuvendit të RM. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Italisë.

U lind në 1962 në Manastir, RM. Maqedonas. Ka kryer Fakultetin e Drejtësisë. Jeton në Manastir.



 

 

PANDOV ALEKSANDAR

 

 

 


Anëtar i VMRO-DPMNE-së dhe i Komitetit Ekzekutiv.

Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Bullgarisë.

U lind në 1971 në Shkup, RM. Maqedonas. Ka kryer Fakultetin e Filozofisë. E njeh mirë gjuhën angleze. Jeton në Shkup.



 

 

PANÇEV VANÇO


 

 

 

Anëtar i VMRO-DPMNE-së.

 Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Francës.

U lind në 1968 në Strumicë, Republika e Maqedonisë. Maqedonas. Kreu arsimin e lartë të Ekonomisë. Punoi si referent i pavarur në “Mllazshped” në Gjevgjeli. Shërbehet me gjuhën ruse. Jeton në fshatin Murtino, Strumicë.



 

 

PEMOV ILIJA


 

 

 

Anëtar i VMRO-DPMNE-së.

Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Francës.

U lind në 1955 në Shkup, Republika e Maqedonisë. Maqedonas. Kreu Fakultetin Elektroteknik në “FENI” - Kavadar. Ka qenë udhëheqës i Zhvillimit në "ELRO"-Kavadar. Udhëheqës i Elektronikës në “MEPOS”-Kavadar dhe deri në zgjedhjen për deputet ka qenë inxhinier kryesor për mirëmbajtjen e “FENIMAK”-Kavadar. E njeh mirë gjuhën angleze. Nuk ka përvojë paraprake  si deputet. Jeton në Kavadar.



 

 

PETROVSKI TOMISLLAV


 

 

 

Anëtar i VMRO-DPMNE-së.

Anëtar i delegacionit të  Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në NATO. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.

U lind në 1958 në Manastir, Republika e Maqedonisë. Maqedonas. Kreu Fakultetin e Mjekësisë, specialist i ortopedisë-subspecialist në pjesën e traumatologjisë. Drejtor i Spitalit Special për Ortopedi dhe Traumatologji në Ohër. Jeton në Ohër.



 

 

PRANGOSKI  ILIJA

 

 

 

Anëtar i VMRO-DPMNE-së.

Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM për bashkëpunim me Parlamentin Evropian.

U lind në 1945 në fshatin Sellcë, Strugë, RM. Maqedonas. Ka kryer Fakultetin e Mjekësisë, specialist i mjekësisë interne. Përvojë pune fitoi në Qendrën  kardiologjie në Ohër, ku ishte edhe zëvendës-drejtor, ka titullin primarius. Tani është kryetar i Këshillit Drejtues në Entin për preventivë, shërim dhe  rehabilitim të sëmundjeve kardiovaskulare. E njeh mirë gjuhën angleze. Jeton në Ohër.



 

 

RISTESKI LJUBÇE

 

 

 

Anëtar i VMRO-DPMNE-së.

Politikisht aktiv në Komitetin Komunal të VMRO-DPMNE-së për fshatin Drugovë, Kërçovë.

U lind në 1956 në Tetovë, Republika e Maqedonisë. Maqedonas. Kreu Fakultetin e Mjekësisë, specialist i gjinekologjisë dhe akusherisë, Doktor i shkencave të mjekësisë. Punon në Shtëpinë e Shëndetit në Makedonski Brod. Shërbehet me gjuhën frënge. Jeton në Kërçovë.



 

 

SAJKOSKI ACE

 

 

 

Anëtar i VMRO-DPMNE-së.
 
Anëtarë i Komitetit Komunal të VMRO_DPMNE-së për Kërçovën.
.
U lind në 1946 në Kërçovë, RM-së. Maqedonas. Kreu Fakultetin e Filozofisë. Ka qenë profesor i shkollës së mesme, ka qenë gazetar dhe drejtor në Radio Kërçova. Shërbehet me gjuhën frënge. Jeton në Kërçovë.



 

 

SIBINOVSKI BORÇE

 

 

 


Anëtarë i VMRO-DPMNE-së dhe i Komitetit Qendror.

Kryetar i Degës  së VMRO-DPMNE-së për Tetovë. Kryetar i Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonominë e ujërave të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Anëtar i Grupit të deputetëve të  Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë. Anëtarë i Grupit të deputetëve të Kuvendit  të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me  Parlamentin e Republikës së Mongolisë.

U lind në 1962 në Tetovë, Republikës së Maqedonisë. Maqedonas. Kreu Fakultetin e Pylltarisë. Ka qenë anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të Komunës së Tetovës. Shërbehet me gjuhën frënge. Jeton në Tetovë.



 

 

SPANÇEVSKI KRALE

 

 

 

Anëtar i VMRO-DPMNE-së.

Sekretar i Komitetit të Komunës së VMRO-DPMNE-së të Koçanit. Kryetar i Komisionit për komunikacion dhe lidhje pranë Kuvendin e RM. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kinës.

U lind në 1957 në Koçanë, RM. Maqedonas. Ka kryer Fakultetin e Elektroteknikës. Punoi si udhëheqës në Qendrën operative në "Telekom". E  njeh mirë gjuhën angleze. Jeton në Koçanë.



 

 

STAVREV MILLAN

 

 

 

Anëtar i VMRO-DPMNE-së.

Kryetar i Komisionit për ekonomi pranë Kuvend të RM. Shef i delegacionit të Kuvendit të RM në NATO. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Greqisë.

U lind në 1944 në Veles, RM. Maqedonas. Ka kryer Fakultetin e Ekonomisë. Ka punuar në “OHIS” – Shkup, ka qenë drejtor i Industrisë për këpucë dhe prodhime prej gome – Shkup. Ka përvojë pune në sferën e banakierisë si inspektor devizor, drejtor i Drejtorisë për rishqyrtim, këshilltar i guvernatorit për banakieri dhe rishqyrtim në Bankën popullore të Republikës së Maqedonisë. E njeh mirë gjuhën frënge. Jeton në Shkup.

 



 

STOJANOVSKI TOMISLLAV
  

NËNKRYETAR I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

 

 

 

Zotëri Tomisllav Stojanovski, Maqedonas, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, u  lind më 15.05.1933 në Kumanovë. Arsimin fillorë dhe të mesëm e mbaroj në qytetin e lindjes. Pastaj studioi dhe diplomoi në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup.

Prej 1956 punoi në Gjykatën e atëhershëm komunale në Kumanovë, derisa  prej 1960-1962 ishte kryetar i Gjykatës komunale në Kratovë. Prej 1962 e këndej punoi si avokat me zyrën personale avokatore.

Para shpërbërjes së SFRJ së mëparshme ishte delegat në Mbledhjen e republikave dhe krahinave të Kuvendit të Bashkuar. Në periudhën prej 1990-1994 ishte deputet në Parlamentin e parë maqedonas shumëpartiak, ndërsa në Kuvend të Republikës së Maqedonisë në atë periudhë mandatare ishte kryetar i Komisionit juridiko-ligjvënës, ndërsa ishte anëtar aktiv edhe në komisione dhe trupa ndihmës të tjerë të Kuvendit.

Anëtar dhe aktivist i VMRO-DPMNE-së (VMRO-Partia për bashkësi nacionale maqedonase) është prej nga themelimi i saj. Rrjedh nga familja e VMRO-së.

Click