Delegacione



DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS

Delegacioni në Kuvendin Parlamentar të Këshillit të Evropës përbëhet nga shefi i Delegacionit,  dy anëtarë dhe tre zëvendës-anëtarë të Delegacionit. Akreditivat e anëtarëve dhe zëvendës-anëtarëve të Delegacionit në Kuvendin  Parlamentar të Këshillit të Evropës i jep kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më së voni shtat ditë para fillimit të mbledhjes së rregullt vjetore të Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës.

   Shef i delegacionit: IGOR IVANOVSKI
          
                   Anëtarë: RAFIZ HALITI
                                  ZORAN KRSTEVSKI

  Zëvendës anëtarë:  ANDREJ ZHERNOVSKI
                                   XHEVDET NASUFI
                                   GANKA SAMOILOVASKA CVETANOVA

Këshilli i Evropës është organizatë ndërqeveritare e formuar me 5 maj 1949 nga 10 shtete, ndërsa sot ka 47 vende anëtare. Qëllimet themelore të Këshillit të Evropës janë:

• mbrojtja e të drejtave të njeriut, demokracia pluraliste dhe sundimi i së drejtës;
• përparimi i vetëdijes dhe inkurajimi i zhvillimit të identitetit kulturor evropian dhe llojllojshmëri;
• kërkimi i zgjidhjeve për problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria evropiane (ksenofobia, jotoleranca, mbrojtja e mjedisit njerëzorë, klonimi, sida, drogat dhe narkomania, krimi i organizuar dhe të ngjashme) dhe
• ndihmë për konsolidimin e stabilitetit demokratik në Evropë nëpërmjet  ndryshimeve politike, legjislative dhe kushtetuese.

Kuvendi Parlamentar i Këshillit të Evropës është forum parlamentar i Këshillit të Evropës, ku debatohen problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria evropiane dhe ka funksion këshillëdhënës në marrëdhënie me Komitetin e Ministrave. Ai është Kuvendi më i vjetër Parlamentar i krijuar në tokën evropiane. Aktiviteti i tij është i fokusuar në çështjet e rëndësisë rrjedhëse politike duke i kyçur edhe problemet e shoqërisë moderne dhe aspektet e politikës ndërkombëtare. Me qëllim të dominojnë interesa evropiane e jo nacionale, Kuvendi ka pesë grupe politike: Grupi i partive popullore evropiane, Grupi Socialist, Grupi demokratik evropian, Aleanca e liberalëve dhe demokratëve dhe Grupi i së majtës së bashkuar evropiane.

Zakonisht anëtarët grupohen në këto grupe partiake sipas përkatësisë të tyre partiake në vendet e veta, por disa anëtarë zgjedhin të mos jenë anëtarë të asnjë grupi politikë. Kuvendi debaton katër herë në vit (janar, prill, qershor dhe shtator), në seanca publike të cilat zgjasin një javë pune, ndërsa zakonisht mban edhe një mini seancë pranverore në ndonjë nga vendet–anëtare.

Click