Delegacione

Delegacioni i Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë  (APF) 


Asambleja Parlamentare e Frankofonisë është asamble përfaqësuese e Organizatës Ndërkombëtare e Frankofonisë (OIF) dhe është asamble e saj këshillimore. Në të marrin pjesë 81 parlamente, asamble parlamentare ose këshilla të shteteve, krahinave, rajoneve dhe organizata ndërkombëtare. 

Asambleja Parlamentare e Frankofonisë është vend i debateve, propozimeve dhe këmbimeve të informatave për të gjitha çështjet me interes të përbashkët për anëtaret.  Kjo asamble mban lidhje të rregullta me Konfederatën e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve frankofone (Samiti i Frankofonisë), përgatit mendime dhe rekomandime që kanë natyrë këshillimore, inicion dhe ndërmerr aktivitete në lidhje me lirinë dhe të drejtat politike, bashkëpunimin ndërparlamentar dhe zhvillimin dhe solidaritetin ndërmjet institucioneve parlamentare. Asambleja Parlamentare e Frankofonisë, gjithashtu, e promovon demokracinë dhe shtetin juridik, bashkëpunimin ekonomik, zhvillimin e arsimit dhe komunikimeve në hapësirat frankofone. 

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë u pranua si anëtare e asociuar e APF në korrik të vitit 2000, e në janar të vitit 2001 u themelua Seksioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, Byroja dhe Delegacioni i Seksionit. Delegacioni i Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në APF merr pjesë në aktivitetet e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, siç janë: sesionet e rregullta vjetore, sesionet vjetore të Rajonit Evropë, mbledhjet e komisioneve, konferencat e kryetarëve të seksioneve të Rajonit Evropa, mbledhjet e Rrjetit të femrave parlamentare, mbledhjet e Rrjetit parlamentar për luftë kundër HIV/SIDËS, tuberkulozit dhe malaries, sesionet e Parlamentit të frankofonëve të rinj, seminaret, vizitat studimore dhe misionet për monitorim të zgjedhjeve.   

 

Shef i delegacionit: Xhevat Ademi
Anëtarë: Sillvana Boneva
Meral Uzeiri Ferati
Kenan Hasipi
Click