Udhëheqja parlamentare

E hënë, 17 shkurt 2020

DEKLARATA NË KONFERENCËN PËR SHTYP ME RASTIN E SHPALLJES SË ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE  

Të nderuar përfaqësues të mediumeve, 
Të nderuar qytetarë, 

Ju ftova këtu që t’ju informoj ju, ndërsa përmes jush edhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut se pas votimit të vendimit për shpërndarjen e Kuvendit në seancën e 137-të, mbrëmë, në bazë të kompetencës sime kushtetuese, bazuar në Nenin 67, paragrafi (4) ku qëndron se Kryetari i Kuvendit i shpall zgjedhjet për deputetë dhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës, e nënshkrova Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë, dhe të njëjtin, në bazë të Nenit 12, paragrafi (2) i Kodit zgjedhor, e dërgova në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Drejtësisë. Duke e marrë parasysh se zgjedhjet e parakohshme për deputetë zbatohen në përputhje me dispozitat e këtij Kodi, a të gjitha afatet për veprimet zgjedhore shkurtohen për pesë ditë, përveç afatit të përcaktuar për realizimin e fushatës zgjedhore, mund të konfirmoj se afatet e përcaktuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mund të respektohen. 

Të nderuar qytetarë, 

Liderët e kthyen mandatin te Ju, është obligim i institucioneve të sigurojnë kushte për zbatimin e zgjedhjeve fer, të lira dhe demokratike në të cilat Ju do e shfrytëzoni të drejtën dhe obligimin Tuaj qytetar demokratik. 

Apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces zgjedhor parti politike, anëtarë partiak, anëtarët ë Këshillave Zgjedhorë dhe Komisioneve Komunale Zgjedhore dhe më e rëndësishmja, mediumet, të jenë në lartësi të detyrës, të kontribuojnë që dita e zgjedhjeve të jetë ditë solemne dhe edhe një shtojcë pozitive në Raportin për përparimin e vendit që duhet të publikohet në muajin mars, me çka do të japim kontribut të rëndësishëm në rezultatin pozitiv të Samitit në Zagreb dhe të marrim datë për fillimin e negociatave me BE-në. Në fakt, ashtu edhe i ngjan  një vendi i cili së shpejti do të bëhet anëtar i plotfuqishëm i 30-të i NATO-s. 

Me fat në ditën e zgjedhjeve, le të jetë ndershëm dhe me dinjitet!

Le të fitojë zëri i popullit!

Ju faleminderit për vëmendjen!

Click