Udhëheqja parlamentare

E premte, 15 shtator 2017

DEKLARATË PËR MEDIE E KRYETARIT XHAFERI ME RASTIN E NËNSHKRIMIT TË MEMORANDUMIT PËR MIRËKUPTIM 

Të nderuar përfaqësues të mediumeve,  
Të nderuar qytetarë,

Më paraqet kënaqësi të veçantë t'ju informoj se sot Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e nënshkroi Memorandumin për mirëkuptim me Vestminster Fondacionin për Demokraci dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Komonuellthin e Britanisë, me çka e ripërtërijmë dhe e vazhdojmë bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar dhe me Vestminster Fondacionin për Demokraci. Nënshkrimi i këtij Memorandumi është edhe një vërtetim i angazhimit të shprehur qartë për rritjen e dinamikës në zhvillimin e mëtutjeshëm të demokracisë, sundimin e të drejtës dhe mbi të gjitha, përforcimin e funksionit, rolit por edhe përgjegjësisë së Kuvendit si shtëpi ligjvënëse përbërja e të cilës është e zgjedhur drejtpërdrejt prej qytetarëve.

Partneriteti me Vestminster Fondacionin për Demokraci është në drejtim të realizimit të programit "Përkrahje e reformave parlamentare në Maqedoni," ndërsa programi do të financohet nga Ambasada britanike në Shkup dhe do të zgjasë më së paku deri më 31 mars 2018.

Zbatimin e këtij programi do e përcjellë Këshilli Drejtues në përbërje: kryetari i Kuvendit, Sekretari gjeneral i Kuvendit dhe përfaqësues nga Vestminster Fondacioni për Demokraci dhe Ambasada britanike, me ç'rast potencohet ndihma jo vetëm për deputetët, por edhe ndihma e shërbimit që tu përgjigjet më lehtë sfidave me të cilat ballafaqohet në punën e përditshme, veçanërisht në sferën e planifikimit strategjik, mbikëqyrjes financiare, buxhetimit por edhe të hapurit dhe transparencës në punën e Kuvendit si institucion.  

Click