Udhëheqja parlamentare

E enjte, 28 shtator 2017

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Debatin për "Pjesëmarrjen politike të personave me pengesa"

Zonja dhe zotëri,
Kolegë të nderuar deputetë,
Të nderuar përfaqësues të Misionit të OSBE-së në Shkup,
Të nderuar përfaqësues të sektorit joqeveritar,

Më gjashtë shtator, këtu në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u formua Grupi interpartiak parlamentar për të drejtat e personave me pengesa. Ky është grup i cili nuk është trup klasik parlamentar siç janë për shembull komisionet, por mbi të gjitha, lobi grup parlamentar i cili edhe sipas emrit qartë sugjeron se e tejkalon përkatësinë partiake të anëtarëve por, edhe atë përçarje klasike politike e cila ekziston në çdo parlament, dhe kjo është shumica parlamentare, respektivisht pushteti dhe opozita. Dhe, ajo që mua si kryetar Kuvendi më gëzon, është fakti se kolegët e mi deputetë anëtarë të këtij lobi grupi interpartiak, së bashku me miqtë tanë nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe organizatës joqeveritare  Polio Pllus, për vetëm njëzet ditë e organizojnë këtë debat.

Tema e debatit të sotëm është "Pjesëmarrja politike e personave me pengesa", që është një nga çështjet themelore kur flasim për integrimin e përgjithshëm shoqëror të këtyre qytetarëve. Në të njëjtën kohë, tema e përzgjedhur në këtë mënyrë, disi përputhet edhe me momentin aktual politik në shtet, dhe këto janë zgjedhjet e ardhshme lokale dhe fushata parazgjedhore e cila filloi këtë javë. Gjegjësisht, pjesëmarrja politike e personave me pengesa nuk është asgjë tjetër përpos pjesë e të drejtave dhe lirive themelore njerëzore. Me këtë rast, nuk mendoj vetëm për të drejtën të zgjedhësh dhe të jesh i zgjedhur por, shumë më gjerë. Respektivisht, pjesëmarrje aktive e këtyre bashkëqytetarëve tanë, në krijimin dhe realizimin e politikave të ndryshme. Prej atyre që prekin drejtpërdrejtë në jetën e personave me pengesa, deri te ato që janë me inversion më të gjerë shoqëror. Mos harrojmë se e gjithë kjo, për ne që jemi në politikë, paraqet obligim i cili bazohet mbi Kushtetutën, mbi ligjet dhe një sërë dokumentesh ndërkombëtare të miratuara në kuadër të Kombeve të Bashkuara, Këshillit të Evropës, Parlamentit evropian dhe ashtu më tutje. Mirëpo, ajo që sipas meje është më e rëndësishmja dhe nuk guxojmë kurrë ta harrojmë është se kur flasim për mbrojtjen dhe integrimin e tërësishëm të këtyre bashkëqytetarëve tanë, është se kjo paraqet obligimin tonë moral dhe civilizues. Mos harrojmë se, margjinalizimi i këtyre njerëzve shumë shpesh bazohet mbi stereotipa dhe paragjykime. Përsëri, për këtë do të duhet të flasin më shumë psikologët social dhe ekspertët e disiplinave tjera shkencore.

Miq të nderuar,

Nëse e shqyrtojmë rregullimin normativ në Republikën e Maqedonisë, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e personave me pengesa, mendoj se e njëjta është rregulluar mirë. Nëse e mbaj mend mirë, në korrik të vitit 2003, Kuvendi miratoi Deklaratë për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të personave me nevoja të veçanta. Si shtet, kemi miratuar "Strategji nacionale për barazimin e të drejtave të personave me pengesa në Republikën e Maqedonisë." Dhe tani, vijmë deri te, nëse mund të quhet ashtu, handikapi i çdo demokracie të re dhe ky është implementimi i asaj që jemi marrë vesh dhe që e kemi miratuar. Si ta tejkalojmë këtë? Edhe pse jemi demokraci e re, përsëri e dimë se pikërisht nëpërmjet parlamentit dhe funksioneve të tij themelore, a këto janë funksioni përfaqësues, ligjvënës dhe mbikëqyrës, mund ti identifikojmë çështjet e hapura, mangësitë ose problemet dhe menjëherë, duke i shfrytëzuar të gjitha mekanizmat e parlamentarizmit bashkëkohor, ato probleme ti zgjidhim. Dhe, siç përmenda në vetë fillimin, para tre javëve u formua Grupi parlamentar interpartiak për të drejtat e personave me pengesa, ndërsa sot veç më e kemi debatin e parë me një temë shumë konkrete, "Pjesëmarrja politike e personave me pengesa." Kjo tregon se kjo përbërje parlamentare vazhdon me shumë seriozitet të punojë në krijimin e kushteve për integrimin e tërësishëm të personave me pengesa, persona që në esencë nuk dallohen aspak nga ne.

Të nderuar të pranishëm,

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në vitin 1992, e shpalli tre dhjetorin për Ditë ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta. Jam i bindur se edhe këtë vit, ajo ditë do të shënohet me manifestime të ndryshme. Ndërsa unë personalisht, a besoj se edhe ju, do të jemi shumë më të përmbushur nëse me punën tonë të deriatëhershme kemi arritur ta bëjmë njëfarë ndryshimi të ligjit me të cilin do u lehtësohet përditshmëria personave me pengesa. Të gjithë do të jemi shumë më të kënaqur nëse përmes veprimit tonë si Parlament dhe si Lobi grup interpartiak, së bashku me sektorin joqeveritar, kemi arritur ta iniciojmë në institucionet shtetërore si edhe në pushtetin lokal, procesin e punësimit të personave të cilët e dinë gjuhën e shenjave të personave memec dhe personave me dëgjim të dëmtuar. Ka shumë fusha veprimi, duke filluar prej arsimit, kulturës, punësimit, shërbimeve shëndetësore, rehabilitimit të këtyre personave dhe të tjera.

Në këtë aktivitete, veprime dhe krijime të politikave përkatëse, besoj se gjithnjë më shumë dhe në mënyrë më aktive do të inkuadrohen edhe personat me pengesa, sektori joqeveritar dhe çdo qytetar i cili pa paragjykime dhe stereotipa e sheh fqinjin e vet dhe bashkëqytetarin i cili ka nevoja të veçanta. Respektivisht, krijimi dhe ndërtimi i politikave të tilla, të cilat do të ndërtojnë një shoqëri në të cilën pengesa do të jetë tërësisht e integruar dhe do të konsiderohet për barazi e jo për përjashtimin e saj dhe margjinalizimin e personave me pengesa.

Ju faleminderit! 

Click