Udhëheqja parlamentare

E premte, 7 shkurt 2020

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Konferencën e MOST-it në temën "Transparenca e Kuvendit - sfidat për përbërjen e re parlamentare"

Të nderuar nënkryetarë të Kuvendit, 
Të nderuar kolegë deputetë, 
E nderuar sekretare e përgjithshme Ivanova, 
I nderuar zëvendës-ambasador i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, z. Otvej,
Të nderuar përfaqësues të Parlamentit të Britanisë së Madhe,UI nderuar drejtor ekzekutiv i Asociacionit civil MOST, z. Aleksov,
Të nderuar përfaqësues të shoqërisë civile, 
Të nderuar përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, miq të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
Të nderuara mediume, 
Zonja dhe zotëri, 

Më vjen mirë që sot mund të përshëndes në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, fillimin e kësaj Konference të organizuar nga Asociacioni civil MOST, me të cilin Kuvendi ka projekt të përbashkët të emëruar "Qytetarë të inkuadruar për Kuvend të përgjegjshëm dhe transparent", i cili ka filluar me zbatim në korrik të vitit 2016 dhe këtu, do të ndaj me ju një kujtim të rëndësishëm për mua, dhe ky është se fjalimi i parë publik kur e mora këtë funksion të përgjegjshëm ishte pikërisht në Konferencë të organizuar në kuadër të po këtij projekti, po ashtu para përfaqësuesve të organizatave joqeveritare për të cilat edhe atëherë, por edhe sot e ndaj mendimin e njëjtë se, a to janë vegla më e rëndësishme e ndërlidhjes ose po mbetjes në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët dhe nevojat e tyre të cilat rrjedhin nga përditshmëria e tyre. Atëherë premtova se unë si Kryetar, dhe Kuvendi si institucion, gjithmonë do të jemi të hapur për çfarëdo nismë, propozim apo sugjerim i cili do të jetë në funksion të përforcimit të demokracisë parlamentare dhe parlamentarizmit në përgjithësi. Sot, mundem me gojë të plotë të konfirmoj se në tre vitet e gjysmë të kaluar nga funksionimi i kësaj përbërjeje parkam,dentare, ne e përmbushëm këtë, arritëm shumë në fushën e Kuvendit të pavarur, transparent, të hapur dhe të qasshëm. Diskursi në fillim të mandatit dhe diskursi aktual, dallojnë edhe në mënyrë kualitative edhe në atë kuantitative.

 

Të prirë nga maksima se pikërisht dhomat ligjvënëse - tempujt e demokracisë janë vendet ku në mënyrën më autentike dëgjohet zëri i sovranit, përmes legjitimitetit të besuar deputetëve në zgjedhjet parlamentare, që nga vetë fillimi, si i pari ndër të barabartit, u orientova kah vendosja e mbajtjes së komunikimit produktiv me të gjithë përfaqësuesit e popullit, pushtet dhe opozitë, ose thënë ndryshe, ndaj ngritjes së kulturës së dialogut, për arsye se, vetëm ashtu mundemi të kemi një Kuvend vërtetë produktiv dhe funksional nga puna e të cilit do të kenë dobi pikërisht ato, qytetarët. Dhe kjo u valorizua nga Komisioni Evropian në Raportin e fundit për përparimin e vendit, në pjesën për Kuvendin, ku ishte shënuar se jemi kuvendi i vetëm funksional në rajon, duke pasur parasysh kuptohet prezencën dhe pjesëmarrjen e opozitës në punën e dhomës ligjvënëse, gjithsesi, jo vetëm për formë por, duke kontribuuar në mënyrë produktive në bërjen e reformave cilësore në sferat më të ndjeshme të jetës shoqërore. Dhe, këtu dëshiroj të shpreh falënderim ndaj të gjithë kolegët deputetë të cilët inkuadroheshin në mënyrë aktive dhe jepnin mbështetje për qëllimet strategjike që janë përcaktuar prej pavarësimit të vendit, respektivisht, anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO dhe BE dhe nuk do të ndalem më gjatë në këtë çështje për arsye se nuk është kjo tema e Konferencës, por, vetëm  do të them se falë pjekurisë dhe mençurisë politike, sot mund të themi se NATO është ëndërr e realizuar, ndërsa anëtarësimi në Union, pas miratimit të Metodologjisë të sapopublikuar, dhe pas mbështetjes së shprehur publikisht nga Parlamenti Evropian, gjegjësisht Rezoluta e miratuar pas vendimit fatkeq të tetorit dhe Deklaratës së përbashkët të miratuar në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, mundet po ashtu së shpejti të bëhet realitet, në mars apo më së voni në maj në Zagreb. 

 

Të nderuar miq, 

Ajo që është trend në rritje, dhe e cila përkon edhe me qëllimin tonë, është kthimi në piedestal i rolit kushtetues të dhomës së pavarur legjislative, gj.gj. rolit mbikëqyrës mbi pushtetin ekzekutiv, mbi llogaridhënien e saj dhe përgjegjësinë para pushtetit ligjvënës. Për këtë qëllim, punuam shumë në drejtim të përmirësimit të transparencës në punën e Kuvendit, gjithsesi, me ndihmën pa rezervë të të gjithë miqve tanë, dukshëm është përmirësuar cilësia e debatit në trupat punues amë, ku edhe është parashikuar të zhvillohet në mënyrën më të gjerë debati për çdo fushë specifike veçmas, me debat thelbësore për zgjidhjet ligjore nëpërmjet inkuadrimit të të gjithë palëve të interesuara në proces, që kontribuon në përmirësimin e Indeksit të produktivitetit të Kuvendit në të ardhme. Ueb faqja e Kuvendit plotësohet në bazë ditore me informata të aktiviteteve të përditshme, me procesverbale të bashkëngjitura për të njëjtat, me raporte dhe aktivitete të deputetëve. A, duke e marrë parasysh atë që qëllimi i projektit është inkuadrimi i qytetarëve në një debat të informuar për rolin e Kuvendit, pikërisht për përmirësimin e punës, dyert janë gjithmonë të hapura për çdo nismë e cila është në atë drejtim dhe prandaj mbështetja jonë ndaj organizatave joqeveritare do të vazhdojë edhe më tutje të jetë e fuqishme, e drejtpërdrejtë dhe pa rezerva, për shkak se, siç thashë edhe në vetë fillimin, ju jeni hallka ose mënyra e mbetjes në kontakt me përditshmërinë reale të qytetarëve tanë të nderuar. 

Miq të dashur, mbesim edhe më tutje fuqishëm të përkushtuar ndaj ndërtimit të tempullit të demokracisë vërtetë të fuqishëm, të pavarur, transparent dhe funksional, ndërsa ju mbeteni partnerët tanë më të mirë në këto angazhime. 

Ju faleminderit për vëmendjen!

Click