Udhëheqja parlamentare

E martë, 26 mars 2019

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Konferencën e organizuar nga MOST në temën "Transparenca e Kuvendit si parakusht për inkuadrimin e qytetarëve Praktika të mira të organizatave civile nga Britania e Madhe"

Shkëlqesia Juaj, ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore Rejçel Galovej,
Kolegë të nderuar,
Zonja dhe zotërinj,
Të nderuar të pranishëm,

Më lejoni që në fillim  ta përshëndes këtë eveniment dhe të gjithë të pranishmit këtu dhe të shpreh kënaqësinë time që marr pjesë në këtë konferencë  të dedikuar për transparencën e Kuvendit, si parakusht për inkuadrimin e qytetarëve. Një nga prioritetet e mia që nga fjalimi im i parë si Kryetar i Kuvendit ishte dhe akoma qëndroj në qëndrimin e njëjtë, është përforcimi i transparencës së Kuvendit, kuptuar në kuptimin më të gjerë të fjalës. Besoj se të gjithë pajtohemi se pa transparencë të vërtetë, nuk ka as Kuvend të vërtetë, as demokraci parlamentare të vërtetë. Për të arritur nivel të lartë të transparencës në punën e Kuvendit, nevojiten më shumë parakushte. Prej kornizës normative konkrete deri në ndjenjën lartë të zhvilluar për përgjegjësi, si edhe kulturë politike përkatëse të të gjithë neve që jemi të inkuadruar në realizimin e funksioneve themelore të çdo parlamenti, dhe ato janë nxjerrja e ligjeve cilësore, mandej funksioni mbikëqyrës dhe gjithsesi dimensioni përfaqësues. Nëse i shqyrtojmë gjendjet te ne, mendoj se pjesa normative ku bëjnë pjesë Kushtetuta, Rregullorja dhe Ligji për Kuvendin janë të mirë dhe japin mundësi për transparencë cilësore. Por, nëse jemi pak autokritik, do të pranojmë se kemi insuficiencë  kur bëhet fjalë për përgjegjësinë, ndërsa niveli i kulturës politike është diçka në të cilën duhet të punojmë. Megjithatë, punët shkojnë përpara edhe atë në drejtim shumë pozitiv. Në këtë periudhë mandatore, shumica parlamentare arriti ta kthejë në Kuvend, unë do të kisha thënë, frymën e demokracisë parlamentare. A besoj se edhe opozita e pranoi këtë trend dhe e jep kontributin e vet përkatës.

Miq të nderuar,

Siç e keni të njohur, para do kohe u zgjodh Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, për opinionin më të gjerë më i njohur si Komisioni i Antikorrupsionit. Përzgjedhja e përbërjes së re zhvillohej në Kuvend, në një procedurë maksimalisht transparente dhe të përgjegjshme, me ç'rast ishin të përfshirë ekspertë dhe opinioni profesional, sektori joqeveritar, deputetë dhe gjithsesi publiku. Mendoj se ky është shembull shumë i mirë i cili vërteton se ne dimë të punojmë në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme, duke i përfshirë në ato procese të gjithë subjektet e rëndësishëm shoqërorë, a me këtë edhe qytetarët. E përmenda këtë shembull për arsye se është shembulli më i freskët mirëpo kjo nuk do të thotë se është shembulli i vetëm. Në favor të kësaj, do i kisha përmendur debatet publike që janë zhvilluar gjatë seancave të trupave të ndryshëm kuvendarë për tema dhe çështje të ndryshme. Me inkuadrimin e subjekteve më të ndryshme shtetërore dhe shoqërore në to, para së gjithash inkuadrimin e sektorit joqeveritar dhe opinionit profesional, a nëpërmjet transmetimit në Kanalin e Kuvendit të njëjtat janë në dispozicion edhe për opinionin më të gjerë, transparenca, a me këtë edhe fryma e demokracisë parlamentare, dalë ngadalë etablohet në funksionimin e Kuvendit, a shpresoj edhe në kulturën politike. Do të jem i hapur dhe i drejtpërdrejtë dhe do të them sinqerisht se në gjithë këtë kemi pasur dhe kemi ndihmë të madhe nga miqtë tanë ndërkombëtarë.

Kur bëhet fjalë për Kuvendin dhe përforcimin e parlamentarizmit, veçanërisht dua ta theksoj rolin e Vestminster Fondacionit për Demokraci, me të cilin bashkëpunojmë më shumë se një dekadë. Pikërisht javën e kaluar, në organizim të tyre ishim në vizitë të Parlamentit të Skocisë, ku u njoftuam në mënyrë të drejtpërdrejtë me funksionimin e zyrës së ashtuquajtur buxhetore parlamentare. Bëhet fjalë për një formë dhe vegël shumë të rëndësishme organizative në funksionimin e parlamentit e cila në të njëjtën kohë siguron edhe transparencë të madhe, duke e pasur ndërmend se bëhet fjalë për paratë e qytetarëve dhe e njëjta shkon në favor të prioritetit tim të lartpërmendur respektivisht, përforcimit të transparencës së Kuvendit. Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë rast dhe edhe njëherë, nëpërmjet Shkëlqesisë së Saj Ambasadores së Mbretërisë së Bashkuar, zonjës Rejçel Galovej, të falënderoj për vizitën e dobishme studimore dhe të falënderoj homologun tim, të nderuarin Ken Mekintosh, për takimin e paradokohshëm vërtetë të përzemërt, të hapur dhe për ne shumë i dobishëm dhe për gjithë bisedat tjera.

Zonja dhe zotëri,

Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën e kaluar bëri hapa me të vërtetë historikë të cilët na sigurojnë realizim të interesave tonë strategjikë, dhe këto janë anëtarësimi në NATO dhe  BE. Sa i takon procesit të anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO, besoj se të gjithë jeni të informuar se fundi i vitit 2019 ose fillimi i vitit 2020, është realizimi i pritur i këtij qëllimi. Unë personalisht, besoj se në qershor do të marrim datë për fillimin e negociatave me BE-në. Në këtë drejtim e shoh edhe konferencën e  sotme e cila besoj se do të japë kontributin e vet në përforcimin e transparencës a me këtë edhe të demokracisë parlamentare. Ju uroj punë të suksesshme dhe diskutime të frytshme.

Ju faleminderit për vëmendjen!

Click