Udhëheqja parlamentare

E premte, 7 dhjetor 2018

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në Seancën komemorative me rastin e vdekjes së Ljubisha Georgievski, ish kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

E nderuara z-nja Georgievska,
Të nderuar anëtarë të familjes Georgievski,

Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të kolegëve deputetë në shtëpinë ligjvënëse t'ju shpreh ngushëllim të thellë me rastin e largimit nga kjo botë e deputetit dhe kryetarit tonë të mëparshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Ljubisha Georgievski. I ftoj kolegët deputetë dhe të gjithë të pranishmit që me heshtje njëminutëshe ta shprehim respektin tonë.

Lavdi!

Me të vërtetë është vështirë që në këto çaste të mallëngjyeshme të flitet për një person siç ishte Ljubisha Georgievski. Regjisor teatri, filmi dhe televizioni, profesor i regjisë dhe lojës aktore, shkrimtarit,  kolumnistit, eseistit, politikanit, diplomatit, deputetit dhe kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Si regjisor filmi dhe teatri, krijimtaria e tij është madhështore.  Katër filma artistik të metrazhit të gjatë, mbi 165 shfaqe teatri, më shumë libra nga fusha e teorisë të teatrit, politikës, si edhe tekste drame. 

Si regjisor teatri, ka bërë regjinë e shfaqjeve teatrale jo vetëm te ne por edhe në hapësirat e ish Jugosllavisë, mandej në kryeqytetet më të mëdha evropiane siç është Vjena, Parisi, Varshava, Bukureshti, Sofja dhe të tjera.  Si regjisor dhe profesor vizitues ka qëndruar në SHBA edhe atë në universitetin shtetëror në Dallas dhe në Los Anxhelos. 

Në librin e tij "Teatro", të përkushtuar për ontologjinë dhe fenomenologjinë e teatrit, Georgievski do të shkruajë...

"nocioni i kohës në teatër për fat të keq, akoma kuptohet në mënyrë të njëtrajtshme, në linjë të drejtë, në mënyrë sukcesive, dhe kjo do të thotë i mbyllur dhe përfundimisht i përcaktueshëm." E citoj këtë mendim të Georgievskit për arsye se, pa dallim nëse është bërë fjalë për artin teatror, për filmi për eseistikë ose politikë, ai çdoherë ka kërkuar mënyra të reja, jokonvencionale të betejës kundër stereotipave dhe paragjykimeve dhe në ato beteja të tij, jo çdoherë ka qenë njëlloj dhe në mënyrë të njëjtë i  pranuar prej të gjithëve.

Edhe në politikë, Ljubisha Georgievski hyn me gjithë kapacitetin e tij intelektual, por edhe me gjithë shqetësimin dhe pasionin që e bart me vete teatri dhe arti i dramaturgjisë. Bile, dikush do të thoshte, se ia dilte të bëjë një simbiozë me të vërtetë kreative të këtyre dy segmenteve në shikim të parë të pabashkueshëm, të veprimtarisë njerëzore. Mundet për arsye se edhe në politikë, ai në vend të parë e vendonte njeriun, të drejtat dhe liritë e tij. Artist siç ishte, kishte respekt ndaj shprehjes së lirë të mendimit dhe mundet pikërisht dëshira e tij për të kontribuuar në ndërtimin e shoqërisë demokratike me respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, ishte pikërisht ajo që e inkurajoi të inkuadrohet në mënyrë aktive në skenën politike. Në vitin 2002 merr pjesë në zgjedhjet presidenciale ndërsa në vitin 2006 zgjidhet deputet dhe mandej kryetar i Kuvendit. Në mandatin e tij si kryetar i Kuvendit, filluan mendimet dhe idetë për ndryshimin e Rregullores edhe atë në drejtim të efikasitetit më të madh të pushtetit legjislativ dhe pavarësi e saj e vërtetë në raport me degët tjera të pushtetit. Ajo nismë e tij e atëhershme nuk rezultoi me sukses, dhe kjo është diçka që edhe vetë ai e pranoi si politikan me ndjenjë të zhvilluar për përgjegjësi, i cili ka guxim të thotë se çfarë ka bërë a çfarë nuk ka arritur të bëjë, mirëpo, duhe ttë kohet ndërmend se çdo ide, çdo mendim, ka nevojë për një periudhë të rritjes, zhvillimit d dhe pjekjes. Sot, jemi në fazë kur janë në rrjedhë konsultime, biseda konstruktive, harmonizime dhe debate në të gjitha nivelet, me një qëllim të vetëm, të kemi Rregullore për punën e Kuvendit, e cila do të miratohet me konsensus dhe do të zbatohet dhe respektohet nga të gjithë të cilët janë pjesë e shtëpisë ligjvënëse. Rregullore, e cila do të përkojë me sfidat bashkëkohore të demokracisë parlamentare. Gjatë mandatit të tij filloi edhe procesi i rikonstruktimit dhe mbindërtimit të ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ashtu që sot kemi objekt funksional i cili i kënaq kushtet për punë normale të deputetëve dhe shërbimit në shtëpinë ligjvënëse.

Ljubisha Georgievski, e shfrytëzonte pa rezervë fuqinë e penës së vet, e cila ishte mjet me të cilin i nxiste të gjithë që e lexonin dhe ndiqnin të mendojnë për lirinë, për demokracinë, për atë se çka mundet çdo individ si individ të bëjë për një shoqëri më të mirë, për ndërgjegje lartë të zhvilluar të qytetarëve të cilët dinë se çka do të  thotë demokracia, dhe çka do të thotë diktatura. Qytetarë të cilët do e dinë fuqinë e zërit të vet dhe do të dinë atë fuqi si ta shfrytëzojnë pa lejuar që të keqpërdoret. Qytetarët e kanë përgjegjësinë për fatin e vet dhe këtë mendim të Ljubisha Georgievskit duhet të gjithë që jemi pjesë e jetës politike, si politikanë dhe si qytetarë ta mbajmë mend, për arsye se në mënyrë shumë të qartë sugjeron se çfarë lloj shoqërie do të kemi nëse nuk jemi të vetëdijshëm për fuqinë e zërit tonë, çpa dallim nëse jemi pjesë e strukturës politike, nëse jemi pjesë e sektorit joqeveritar, nëse jemi pjesë e opinionit ekspert ose kulturor.

Për krijimtarinë e madhe të Ljubisha Georgievskit, qoftë nëse bëhet fjalë për regjisorin, dramaturgun, politikanin, eseistin ose diplomatin, mund të flitet shumë gjatë. Përsëri, teatri mbetet nlse mund të thuhet ashtu, dashuria dhe pasioni i tij më i madh, ashtu që në një rast do të thotë për vet, citoj:

"Kalova edhe nëpër teatrin edhe si azilkërkues politik dhe, nëse ndonjëherë shkëlqeve atje, qoftë edhe si azilkërkues, kjo është sepse digjesha!... Gjithë jetën time, pikërisht si Odhiseu, isha mysafir: në Prilep dhe në DAallas; në Shtip dhe në Paris; në Strumicë dhe në Varshavë; në Manastir dhe në Vjenë; në Kumanovë dhe në Moskë... për shkak se më në fund, në largësi por, sërish e shoh Itakën time, ndërsa teatri, gjegjësisht Penelopa më pret me besnikëri..."Të nderuar anëtarë të familjes së Ljubisha Georgievskit, të nderuar kolegë dhe të pranishëm, Ljubisha Georgievski me të vërtetë largohet prej kësaj bote. Por, pas tij mbetet vepra e tij, shfaqjet e tij teatrale, dramat, filmat, librat dhe angazhimi i tij politik. Në fakt, me këtë Ljubisha Georgievski mbetet me ne, por mbetet edhe për gjeneratat e ardhshme si pjesë e trashëgimisë sonë kulturore dhe politike.

Lavdi përgjithmonë!

Click