E mërkurë, 13 mars 2019
Fjalimi përshëndetës i Kryetarit Xhaferi në Senatin e Rumanisë
Sot, në Senatin e Rumanisë u mor vendim unanim me 95 vota për në favor të ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.
Pas votimit, Kryetari Xhaferi u ftua në foltore në të cilën u drejtua me fjalët përshëndetëse në vijim:
"I nderuar Kryetar i Senatit,
Të nderuara zonja dhe zotërinj Senatorë,
Ju falënderoj për ftesën të jem sot i pranishëm në seancën plenare të Senatit të Rumanisë, në aktin e ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e vendit tim në NATO.
Edhe njëherë, Rumania e demonstroi përkushtimin e vet, miqësinë dhe mbështetjen ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut për realizimin e përcaktimit të vet euroatlantik, duke mundësuar një koherencë dhe ardhmëri të përbashkët. Më lejoni që sinqerisht të falënderoj në emrin tim personal, në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emër të qytetarëve tanë, është nder që jeni miqtë dhe partnerët tanë të vërtetë.
Ju faleminderit për vëmendjen!"