Udhëheqja parlamentare

E hënë, 31 dhjetor 2018

Mesazhi i vitit të ri i Kryetarit Xhaferi

Të nderuar bashkëqytetarë, 
Miq të dashur, 

Në vigjiljen para përcjelljes së vitit të vjetër dhe pritjes së Vitit të Ri 2019, dua që së bashku me ju të ndaj disa këndvështrime dhe mendime të mia për vitin që shkon dhe për atë që do na e sjellë viti i Ri 2019. 
Viti 2018 ishte vit i rëndë për të gjithë ne, ishte gur kilometrik, vit i arritjes së Marrëveshjeve që dukeshin mision i pamundur, vit i marrjes së vendimeve historike që do të ndikojnë mbi rrjedhën e zhvillimit të shtetit tonë, dhe me këtë edhe mbi perspektivën e popullit dhe rinisë  tonë, ishte vit i sfidave dhe sprovave jo të përditshme. Nevojitej vizion, strategji dhe para së gjithash dhe mbi të gjitha, nevojitej guxim që të durohet deri në fund.

Personalisht, mendoj se suksesi më i madh në vitin që përfundon është fillimi i procesit të tejkalimit të përçarjes shoqërore, edhe atë mbi disa baza, prej asaj politike deri në atë etnike. Është proces të cilin e filluam këtu, në Kuvend dhe për këtë proces kontribut dhanë të gjitha partitë politike parlamentare por, edhe subjektet tjera shoqërore të sektorit joqeveritar, publiku profesional dhe ekspert dhe gjithsesi, ju qytetarët. Natyrisht se kishim ditë të mira, por kishim edhe ditë jo aq të mira, përsëri, mendoj se ia dolëm dhe jam i bindur se edhe më tutje do të vazhdojmë të jemi në shërbim të të mirës së qytetarëve tanë.  

Të nderuar bashkëqytetarë,

Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës ndërmjet Qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, shteti ynë pas 25 viteve arriti ta heqë bllokimin për realizimin e përcaktimit tonë strategjik, anëtarësimi në NATO dhe BE. Në rrjedhë është procesi i rrumbullakimit të fazave të Marrëveshje së Prespës dhe unë sinqerisht pres që deri në mesin e janarit ti miratojmë ndryshimet kushtetuese. Me këtë presim që deri në fund të vitit të ardhshëm a më së voni deri në fillim të vitit 2020 të bëhem anëtare e plotfuqishme në NATO. 

Dua të theksoj se edhe në Vitin e Ri, në shtëpinë ligjvënëse theksi do të vihet në integrimet tona euroatlantike dhe në reformat e duhura të cilat do të krijojnë kushte që të bëhemi më shpejt anëtare e BE-së. Gjithsesi se edhe në vitin e ardhshëm, ju - qytetarët, të drejtat dhe liritë e juaja, statusi juaj ekonomik dhe social do të jenë prioriteti numër një. 

Të nderuar qytetarë,
Paçi shëndet dhe jetë! 
Qofshi të lumtur dhe të kënaqur në shtëpitë tuaja me më të afërmit tuaj!
Qofshi të kënaqur dhe të suksesshëm në planin profesional!
Qofshi nxënës dhe studentë brilant, dhe,
Viti i Ri 2019 le të jetë gëzuar, me bereqet dhe vit me të vërtetë historik për të gjithë ne!





Click