Udhëheqja parlamentare

E enjte, 27 korrik 2017

Njëqind ditë nga zgjedhja e z. Talat Xhaferi Kryetar i Kuvendit

Pasi që përfundojnë 100 ditët e zgjedhjes sime në funksionin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ndjej nevojë ti drejtohem opinionit dhe ta informoj për aktivitetet që janë realizuar deri tani, si edhe për aktivitetet që duhet të realizohen në të ardhmen. 

Ky është vetëm hapi i parë në drejtim të arritjes së transparencës më të madhe të shtëpisë ligjvënëse dhe afrimit të saj te qytetarët. Prej aktiviteteve që janë parashikuar me Rregulloren për punë të Kuvendit, deri tani janë realizuar aktivitetet në vijim:

  • Takime të rregullta koordinuese me koordinatorët e partive politike (përveç të VMRO-DPMNE-së), ku merr pjesë edhe një përfaqësues nga Qeveria;
  • Gjithsej janë mbajtur 9 seanca plenare prej të cilave 4 janë të papërfunduara;
  • Trupat punues tani më janë në përbërje të plotë dhe punojnë me kapacitet të plotë;
  • Është riaktivizuar Klubi i deputeteve;
  • Gjithashtu, janë formuar edhe delegacionet për bashkëpunim multilateral ndërsa në proces të formimit të plotë janë edhe grupet parlamentare për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera;
  • Është zgjedhur Sekretari gjeneral i Kuvendit me çka i mundësohet Shërbimit të punojë me kapacitet të plotë, ndërsa procedura për emërimin e tre zëvendësve plotësues të sekretarit gjeneral është në rrjedhë; 
  • Janë nxjerrë 5 ligje;
  • Janë realizuar gjithsej 39 aktivitete ndërkombëtare prej të cilave 28 takime me ambasadorë të autorizuar rezidentë dhe jorezidentë në Republikën e  Maqedonisë prej vendeve fqinje, prej vendeve të Bashkimit Evropian, Azisë, Mediteranit, si edhe shefat e Delegacioneve, Përfaqësive dhe Zyrave në Republikën e Maqedonisë;
  • Në fillim të mandatit tim kisha takim pune me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së;
  • Janë realizuar dy vizita pune në Bruksel dhe e dyta në Forumin parlamentar të sigurisë në Riga; 
  • Vizita ime e parë oficiale në cilësinë e kryetarit të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë ishte në Mal të Zi, shteti anëtar më i ri  i NATO-s, që është edhe përcaktimi ynë strategjik; 
  • Vazhdojmë me aktivitetin ndërkombëtar që do të zhvillohet në të gjitha nivelet: pjesëmarrje në konferenca, në evenimente ndërkombëtare, si edhe me organizimin e evenimenteve të atilla ndërkombëtare në Republikën e Maqedonisë;
  • Në drejtim të hapjes së Kuvendit për sektorin joqeveritar, deri tani kemi qenë mikpritës të 2 evenimenteve: Tryeza e rrumbullakët e Fondacionit Vestminster dhe evenimenti për mbrojtjen e rajonit të Ohrit. Mbajta fjalim në konferencën e MOST-it me temën "Qytetarë të inkuadruar për Kuvend të përgjegjshëm dhe transparent", në konferencën e Institutit për demokraci (Societas civilis) me temën "Përforcimi i rolit të Kuvendit - ndërmjet reformave dhe vullnetit politik" dhe në tryezën e rrumbullakët "Kuvendi dhe organizatat civile". 
  • Në kontekstin e hapjes së Parlamentit, do të shtoja se në proces është aktivizimi i një vegle të re, e quajtur "e-dritare", që u mundëson qytetarëve të mund të regjistrohen për prezencë në seancat plenare. Gjithashtu është shtuar dhe një link i posaçëm përmes së cilit do të mund të njoftoheni me aktivitetet e deputetëve i cili figuron nën emrin (Takimet).- Në lidhje me "Planin 3-6-9", si Kuvend japin përkrahje të plotë për realizimin e programit reformator të Qeverisë në dobi të qytetarëve tanë;
  • Edhe një çështje për të cilën mendoj se i intereson të gjithë qytetarët, zgjedhjet lokale, mund të them se në rast se gjithçka rrjedh sipas dinamikës së paraparë, pritjet e mia janë se më 6 gusht do të mund ti shpall zgjedhjet lokale të cilat do të mbaheshin më 15 tetor. 
  • Në plotësim, ju informoj se deputetët do të jenë në pushim prej më 4 gusht.
Click