Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E mërkurë, 20 shkurt 2019

Xhaferi-Karajançeva: Ratifikimi i Protokollit është akt i rëndësishëm për qytetarët e të dyja shteteve

Sot, Kuvendi i Republikës së Bullgarisë, unanimisht me 139 vota për, e ratifikoi Protokollin e Aleancës Veriatlantike për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas ratifikimit, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dhe kolegia e tij, Cveta Karajançeva, mbajtën konferencë për shtyp në të cilën e shprehën kënaqësinë nga akti solemn i ratifikimit, që është me rëndësi për qytetarët e të dyja shteteve.

më shumë...

E enjte, 14 shkurt 2019

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi para deputetëve në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë 

Kam nderin që sot t’ju drejtohem në emrin tim personal, dhe në emër të deputetëve në Kuvendin  e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ta shpreh kënaqësinë time personale dhe ndjenjën  e krenarisë që sot jam dëshmitar i një akti kaq solemn për ne, për qytetarët e Republikës së Maqedonisë Veriore dhe për gjithë ato që kontribuuan për atë se ku gjendemi sot, na besuan dhe na mbështetën.

më shumë...

E martë, 12 shkurt 2019

Fjalimi i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Veriore, z. Talat Xhaferi para deputetëve në Kuvendin Shtetëror të Republikës së Sllovenisë 

Që në fillim dëshiroj që edhe njëherë ta theksoj kënaqësinë time që sot mundem të drejtohem në shtëpinë ligjvënëse të Republikës së Sllovenisë. Kënaqësia është edhe më e madhe nëse e kemi parasysh se drejtohem, para miqve të vërtetë me të cilët ndajmë histori të përbashkët, miq të cilët na ndihmuan shumë në krijimin e të tashmes aktuale, a unë jam i bindur se edhe si miq të vërtetë do e vazhdojmë bashkëpunimin tonë edhe në të ardhme në kuadër të integrimeve euroatlantike. 

më shumë...

E premte, 8 shkurt 2019

Fjala e Kryetarit Xhaferi pas shpalljes së zgjedhjeve presidenciale  

Të nderuar përfaqësues të mediumeve,
Para pak i nënshkrova Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve të gjashta presidenciale dhe Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune në komunën Ohër, komunën Novo Sellë dhe komunën Dibër. Këtë e bëra në përputhje me obligimin ligjor që e kam si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Zgjedhjet do të mbahen më 21 prill. 

më shumë...

E mërkurë, 6 shkurt 2019

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në mbylljen e Fushatës humanitare të Fondacionit „You Are a Sunflower”

Kam nderin dhe kënaqësinë të gjendem këtu dhe t’ju përshëndes në emrin tim dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në këtë ditë të veçantë, ditë solemne, në ditën e përmbylljes së Fushatës humanitare të Fondacionit „You Are a Sunflower”. 

më shumë...

E martë, 15 janar 2019

KONFERENCË PËR SHTYP E KRYETARIT TALAT XHAFERI

Më lejoni që t'ju drejtohem dhe nëpërmjet kësaj Konference për shtyp t'ju informoj për aktivitetet e fundit, gjegjësisht veprimet që zhvilloheshin në kuadër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht shtëpisë ligjvënëse, 

Shtëpisë Suaj, qytetarë të nderuar!

më shumë...

E hënë, 31 dhjetor 2018

Mesazhi i vitit të ri i Kryetarit Xhaferi

Të nderuar qytetarë,
Paçi shëndet dhe jetë! 
Qofshi të lumtur dhe të kënaqur në shtëpitë tuaja me më të afërmit tuaj!
Qofshi të kënaqur dhe të suksesshëm në planin profesional!
Qofshi nxënës dhe studentë brilant, dhe,
Viti i Ri 2019 le të jetë gëzuar, me bereqet dhe vit me të vërtetë historik për të gjithë ne!

më shumë...

E premte, 14 dhjetor 2018

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në Shënimin e 25 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore dhe Republikës së Maqedonisë 

Jam i nderuar që sot jemi tubuar këtu të gjithë së bashku të shënojmë në mënyrë solemne por edhe pune 25 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore dhe Republikës së Maqedonisë. Bëhet fjalë për marrëdhënie diplomatike me shtet që është djepi i demokracisë parlamentare, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara dhe një nga shtetet më të zhvilluara ekonomikisht. 

më shumë...

E premte, 7 dhjetor 2018

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në Seancën komemorative me rastin e vdekjes së Ljubisha Georgievski, ish kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të kolegëve deputetë në shtëpinë ligjvënëse t'ju shpreh ngushëllim të thellë me rastin e largimit nga kjo botë e deputetit dhe kryetarit tonë të mëparshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Ljubisha Georgievski. I ftoj kolegët deputetë dhe të gjithë të pranishmit që me heshtje njëminutëshe ta shprehim respektin tonë.

Lavdi!

më shumë...

E premte, 23 nëntor 2018 

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në promocionin e publikimit "Udhëzime për mbikëqyrjen mbi zbulimin" e organizuar nga DKAF-i

Besoj se të gjithë që sot jemi të pranishëm në këtë promocion të publikimit "Udhëzime për mbikëqyrjen e zbulimit", e ndajmë ndjenjën e njëjtë të kënaqësisë për arsye se ky është produkti i parë i diturisë pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim dhe kjo është shenjë se projekti shkon mirë.

më shumë...

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • ...
  • 11
  •