KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte, 27 shtator 2018

FILLIMI I SKRINING PROCESIT PËR NEGOCIATAT NDËRMJET REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DHE BE 

Delegacioni i Republikës së Maqedonisë, i përbërë prej 43 përfaqësuesve të ministrive dhe institucioneve, sot në Bruksel e fillon skrining-procesin si përgatitje për fillimin e negociatave për anëtarësim të plotfuqishëm të vendit tonë në BE. 

Komisioni Evropian këto dy ditë do ta prezantojë kapitullin 23, në pjesën e jurisprudencës dhe të drejtave fundamentale, që përfshin efikasitet dhe paanshmëri të gjyqësorit, antikorupsion, parandalim të torturës, sistem të burgut, liri të të shprehurit, liri të shoqërimit, barazi gjinore, antidiskriminim etj. 

Kjo fazë e parë, e cila zhvillohet bashkë me Republikën e Shqipërisë, është në fakt skrining sqarues, në të cilin përfaqësuesit e BE-së do t'i sqarojnë obligimet nga anëtarësimi. Faza e dytë është skrining bilateral ndërmjet vendit i cili anëtarësohet dhe vendeve anëtare. 

Procesi është paraparë të përfundojë në qershor 2019, me fillimin e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në familjen e madhe evropiane. 

a

Na ndiqni në:

Click