
E mërkurë, 7 korrik 2021
Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në shkëmbimin e ekspertëve me Kuvendin kosovar organizuar nga DKAF-i
Më vjen mirë që sot mundem në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut t’ju përshëndes dhe të kontribuoj me këndvështrimin tim në këtë shkëmbim ekspertësh në temën “Trajtimi parlamentar me informacionet e klasifikuara dhe krijimin e një dhome të sigurt në Kuvend”.
më shumë...

E martë, 6 korrik 2021, Ohër
Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Festivalin Ballkanik të këngëve dhe valleve popullore 2021
Me këtë rast, më lejoni t'ju përshëndes në emrin tim dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shtëpisë suaj dhe mbështetësit të sinqertë të festivalit më të vjetër ndërkombëtar të këtij lloji në Ballkan, Festivali Ballkanik i këngëve dhe valleve popullore i cili sonte, për gëzimin e madh të të gjithë admiruesve shënon edicionin e 60-të jubilar pasi për herë të parë u mbajt në vitin e largët 1962.
më shumë...
E enjte, 1 korrik 2021, Ohër,
Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Forumin e Prespës për Dialog
Forumi i Prespës për Dialog jo rastësisht quhet i Prespës dhe jo rastësisht mbahet në Ohër. Këto dy vende kanë simbolikë të madhe për ne, një shtet i vogël me problemet “e mëdha” ballkanike, sepse këtu është betonuar kohezioni ynë ndëretnik, por edhe shoqëror për ardhmërinë euro¬atlantike me produkt konkret, të prekshëm.
më shumë...
E mërkurë, 30 qershor 2021
Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Ceremoninë e promovimit të gjeneratës së parë të absolventëve të Universitetit Nënë Tereza
Jam tejet i kënaqur që sot, në këtë shesh madhështor, jam i ftuar të jem pjesë e këtij evenimenti aq të rëndësishëm për Universitetin Nënë Tereza, për stafin e nderuar akademik, për ju prindër, studentë të dashur, absolventë të gjeneratës së parë të këtij Universiteti që sot shënon edhe jubileun e parë pesëvjeçarë të themelimit dhe fillimit me punë si një institucion shtetëror i ri i arsimit sipëror.
më shumë...
E hënë, 28 Qershor 2021, Bruksel
Fjalimi me temë: Roli fundamental i parlamenteve në procesin e zgjerimit të BE-së në erën post-kovid
Së pari, më lejoni të shpreh kënaqësinë për mbajtjen e sërishme të samitit të sotshëm, vazhdimësia e të cilit edhe krahas kushteve të jashtëzakonshme aktuale e vërteton qartë mbështetjen e Parlamentit Evropian për perspektivën evropiane të rajonit tonë.
më shumë...
E hënë, 28 Qershor 2021, Bruksel
Fjalim para anëtarëve të Komitetit për Punë të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian
I nderuar kryesues i Komitetit Dejvid Mekalister,
Të nderuar eurodeputetë,
Të nderuar të pranishëm,
Më lejoni që në fillim të shpreh kënaqësinë time për mbajtjen e këtij takimi, në të cilin do të mund të shkëmbejmë mendime rreth progresit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e eurointegrimeve.
më shumë...
E enjte, 24 qershor 2021
Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Ekspozitën e Grupit V4 të Vishegradit
Të nderuar të pranishëm,
Së pari, më lejoni të shpreh kënaqësinë time për realizimin e idesë për Ekspozitën e sotshme, organizimi i së cilës edhe krahas kushteve të jashtëzakonshme aktuale, e konfirmon qartë mbështetjen e Çekisë, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të tërë rajonit.
më shumë...
E martë, 22 qershor 2021, Antali
Fjalimi i Kryetarit Xhaferi me temën: „Fqinjët në Evropën Juglindore të bashkuar: përforcimi i mekanizmave të bashkëpunimit për ardhmërinë e sigurisë rajonale“
Zonja dhe zotëri,
Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të shpreh kënaqësi që sot jemi tubuar këtu në këtë forum të rëndësishëm qëllimi i të cilit është përforcimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet të gjitha vendeve të Evropës Juglindore me ç‘rast, në mënyrë të ndërsjellë ndihmojmë që ky rajon të shndërrohet në rajon të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit përmes integrimit të tërësishëm në strukturat evropiane dhe euroatlantike.
më shumë...

E shtunë, 12 qershor 2021
Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Ceremoninë e promovimit të gjeneratës së shtatëmbëdhjetë të absolventëve të UEJL-it
Sot është një ditë e rëndësishme për Universitetin, për stafin akademik dhe mbi të gjitha, për studentët e gjeneratës së shtatëmbëdhjetë të absolventëve të Universitetit të Evropës Juglindore dhe prindërit krenarë dhe unë jam i nderuar që sot kam mundësinë që në emrin tim personal, në cilësinë e Kryetarit dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut t'ju përshëndes dhe t'ju përuroj për suksesin e arritur, për rrumbullakimin e ciklit të parë të arsimit tuaj të lartë, me dëshirë që dituria, njohuritë, shprehitë që i përfituat në këtë segment të rrugëtimit tuaj të jenë një themel, apo bazë e sigurt, solide dhe e fortë mbi të cilën do të vazhdoni të përsoseni, të zhvilloheni dhe specializoheni në jetën tuaj profesionale dhe zhvillimin në karrierë.
më shumë...

E mërkurë, 9 qershor 2021
Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në pranim-dorëzimin e donacionit nga Republika Popullore e Kinës
Më vjen mirë që sot jam këtu në Manastir, bashkë me ju dhe ambasadorin e nderuar të Republikës Popullore të Kinës, Shkëlqesinë e Tij Zhang Xuo, që në mënyrë solemne të shënojmë pranim-dorëzimin e këtij donacioni të rëndësishëm, respektivisht këto 82 tablet aparate për Ju të dashur fëmijë, nxënës të Shkollës Fillore Komunale "Kërste Petkov Misirkov" dhe shkollave rajonale në Manastir.
më shumë...