
E enjte, 27 maj 2021
Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Simulimin onlajn në temën "Përgatitja për krizën e radhës: Zhvillimi i sistemit më efektiv për menaxhimin e krizave“
Më paraqet kënaqësi që sot jemi tubuar në këtë mënyrë dhe numër me qëllim që të bisedojmë dhe të shqyrtojmë një temë e cila është me rëndësi jashtëzakonisht të madhe për funksionimin e një shteti dhe sistemit të saj, me ç'rast, të udhëhequr nga përvojat që i solli 2020-ta dhe 2021-ta.
më shumë...
E mërkurë, 26 maj 2021
Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Kuvendin e 142. të Unionit Interparlamentar në kuvendin e përgjithshëm me temën:"Tejkalimi i pandemisë sot dhe ndërtimi i të nesërmes më të mirë: roli i parlamenteve“
Ajo që jemi pjesë e Unionit Interparlamentar është një mundësi e madhe për ne ti artikulojmë këtu bashkë me gjithë kolegët vështirësitë, ti ndajmë përvojat, të nxjerrim shembuj të mirë dhe ti zbatojmë te ne në shtëpi.
më shumë...
Понеделник, 10 мај 2021 година
Обраќање на претседателот Џафери на Конференцијата на претседатели на парламенти на Европската унија на тема:„Предизвиците и можностите за репрезентативната демократија што ги носи јавната сфера која е променета со дигитализацијата“
Почитувани,
Секако дека дигитализацијата ќе дојдеше кога тогаш, имајќи го предвид забрзаниот технолошки развој, глобализацијата, потребата од нелимитиран простор за истражување, работење, учество на глобалниот пазар на трудот, образованието, услугите и креирањето на јавното мнение по одредени конкретни меѓутоа и генерални прашања.
më shumë...
E hënë, 10 maj 2021
Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Evropian në temën:„Sfidat dhe mundësitë e demokracisë reprezentative që i sjell sfera publike e cila ka ndryshuar me digjitalizimin”
Gjithsesi se digjitalizimi do të vinte kurdo që të jetë, duke e marrë parasysh zhvillimin e përshpejtuar teknologjik, globalizimin, nevojën për një hapësirë të pakufizuar të hulumtimit, të punës, pjesëmarrjes në tregun global të punës, të arsimit, të shërbimeve dhe krijimit të opinionit publik për çështje të caktuara konkrete, por edhe të përgjithshme.
më shumë...
E enjte, 6 maj 2021
Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në vazhdimin e Trajnimit për përkthim dhe interpretim të organizuar nga Agjencia e Zbatimit të Gjuhës të RMV
Kam nderin dhe kënaqësinë që sot mund t'ju përshëndes në hapësirat e reja të Agjencisë të Zbatimit të Gjuhës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, edhe atë, në vazhdimin e evenimentit të radhës së kësaj Agjencie, e cila, do e them me gojën plotë se, prej çastit kur u zyrtarizua me ligj themelimi dhe fillimi me punë i saj, e ka arsyetuar ekzistimin e vet dhe vazhdon edhe më tej, me një vrull për admirim, të zbatojë aktivitetet e duhura për të respektuar dispozitat ligjore dhe të drejtat dhe obligimet kushtetuese të gjithë palëve.
më shumë...

E enjte, 15 prill 2021, Lubjanë
Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Konferencën e 17. Të kryetarëve të parlamenteve të Nismës Adriatiko-Joniane me temën „Drejt shoqërisë digjitale – mundësi dhe rreziqe për gjeneratën më të re që hyn në tregun e punës“
Këtë vit, si edhe vitin e kaluar 2020 kur u përmbushën plot 20 vite nga formimi i kësaj nisme, fokusi është i orientuar kah përmirësimi i zhvillimit dhe përforcimit të sigurisë të vendeve në rajon, thellimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve anëtare, ku edhe Republika e Maqedonisë së Veriut bën pjesë, si vend i cili është në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
më shumë...
E shtunë, 27 mars 2021
Urim i kryetarit Xhaferi për njëvjetorin e anëtarësimit tonë të plotë në NATO
Të nderuar qytetarë,
Më lejoni që sot, kur shënojmë një vit prej anëtarësimit tonë të plotfuqishëm në Organizatën e Traktatit të Atlantikut-Verior - NATO, të shpreh urime të sinqerta ndaj Jush, ndaj institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndaj të gjitha qeverive të kaluara dhe faktorëve poltikë, dhe gjithsesi, ndaj garniturave politike aktuale, pa marrë parasysh nëse janë në pushtet apo opozitë, sepse secili prej tyre, në fushëveprimin e vet, e dha mbështetjen e vet dhe kishte pjesë në statusin që e kemi dhe e gëzojmë sot, gjegjësisht vendi anëtar i 30-të i aleancës më të fuqishme ushtarako-politike, ombrellë e sigurt dhe rojtar i sigurisë së qytetarëve tanë dhe integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
më shumë...
E premte, 5 mars 2021
Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në punëtorinë onlajn me temën Parlamenti i Fëmijëve
Besoj se për të gjithë ju do të ishte shumë më interesant në rast se kishim mundësi t’ju mirëpresim edhe fizikisht këtu, në ndërtesën e dhomës ligjvënëse, ku për së afërmi do të mund të shihnit dhe të bindeni edhe vetë se ajo që e shihni herë pas here në televizor, në fakt është një realitet i vërtetë i cili zhvillohet aq afër jush, dhe është aq e arritshme për të gjithë ju.
më shumë...
E enjte, 11 shkurt 2021
Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në themelimin dhe promovimin e Grupit Ndërpartiak Parlamentar për Mbështetje të të Drejtave të Romëve, për inkluzionin dhe integrimin e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Më paraqet nder dhe kënaqësi që sot jam i pranishëm në themelimin dhe promovimin e Grupit Ndërpartiak Parlamentar për të Drejtat e Romëve, për inkluzionin dhe integrimin e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që është edhe një grup joformal në vargun e grupeve joformale që u themeluan si vazhdimësi e praktikave të vendosura me legjislaturat paraprake.
më shumë...

E martë, 2 shkurt 2021
Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Takimin e punës të Grupit Ndërpartiak Parlamentar (GNP)
Më lejoni të shpreh kënaqësinë që sot jemi tubuar këtu në numër kaq të madhe të deputetëve, pjesëtarë të grupeve të ndryshme parlamentare të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shoh kolegë të pushtetit, të opozitës, grupe parlamentare më të mëdha, më të vogla, me ideologji të ndryshme, programe të ndryshme por përsëri, të gjithë këtë të bashkuar për një qëllim të vetëm, respektivisht vënia në jetë dhe vazhdimi i entuziazmit që dominonte gjatë miratimit të Deklaratës për të drejtën në pjesëmarrje politike të qytetarëve me pengesa që është udhërrëfyesi që duhet të ndiqet për të arritur standardet e përbashkëta për realizimin e pjesëmarrjes politike të personave me pengesa, siç është respektimi i Konventës për të drejtat e personave me pengesa, Deklarata e Pekinit dhe platforma për aksion si edhe udhëzimet nga Komenti i përgjithshëm numër 6 për barazi dhe jodiskriminim dhe Komenti i përgjithshëm numër 3 për gratë dhe vajzat me pengesa, i lëshuar nga Komiteti për të drejtat e personave me pengesa pranë Kombeve të Bashkuara.
më shumë...