
E mërkurë, 28 tetor 2020, Tiranë, Republika e Shqipërisë
Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Forumin ballkanik kundër anti-semitizmit 2020
Zonja dhe zotëri, të pranishëm në mënyrë virtuale në këtë konferencë speciale për Ballkanin, a me fokus në luftën kundër semitizmit, më vjen mirë që mundem në këtë mënyrë t'ju përshëndes dhe t'ju uroj para së gjithash të gjithëve të jeni me shëndet të mirë në këtë kohë të rrezikut global mbi shëndetin e çdo njeriu.
Njeriu, me të gjitha virtytet dhe mangësitë e veta, është qenia më e përkryer e cila di, mundet dhe në pjesën më të madhe të kohës e shfrytëzon në mënyrë të arsyeshme atë me të cilën është bekuar në jetë. Mirëpo, ka paste, për fat të keq ndonjëherë edhe periudha më të gjata kur arsyeja e shëndoshë mbetet dëshmitar memec i çnjerëzimit, kur mbisundon veprimi johuman mbi qeniet tjera të gjalla.