BAJRAMI FADIL
Deputet i pavarur.
Kryetar i Komisionit për politikë ekonomike dhe zhvillim të Kuvendit të RM-së. Zëvendës-anëtar i Delegacionit të Kuvendit të RM-së në NATO. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM-së për bashëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë. Anëtar i Grupit të deputetëve të Kuvendit të RM-së për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Irlandës.
U lind në vitin 1960 në f. Argjel, Osllomej, Kërçovë, RM. Shqiptar. Ka kryer Fakultetin Ekonomik. Ka punuar në ndërmarrje private. Ka qenë kryetar komune në komunën Osllomej. Komunikon me gjuhën angleze. Jeton në fshatin Argjell, Kërçovë.