Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

KËSHILLI NACIONAL PËR EUROINTEGRIME 

e-adresa: nsei@sobranie.mk 


Vendime, Mbledhje, Debate publike, Takime, Dokumente KNEI, Dokumente KNEI, Për Bashkimin Evropian, Risitë e BE-së, Linqe 

Duke e ndjekur përcaktimin strategjik të Republikës së Maqedonisë, anëtarësimin në Bashkimin Evropian, për të cilin qytetarët e shprehin mbështetjen e tyre të plotë dhe posaçërisht duke i pasur parasysh kriteret që duhet të plotësohen si dhe obligimet të cilat institucionet kompetente dhe të gjitha subjektet shoqërore i ndërmarrin, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur më 19 nëntor 2007 e miratoi  Vendimin për themelimin e Këshillit Nacional për Eurointegrime  (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 140/2007).

Në seancën e mbajtur më 6 korrik 2011, Kuvendi miratoi Vendim për ndryshimin e Vendimit për themelimin e Këshillit Nacional për Eurointegrime (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 91/2011).  

Këshilli ka kryetar, nënkryetar, 15 anëtarë dhe nëntë zëvendësanëtarë, edhe atë:  nëntë anëtarë nga radha e deputetëve në Kuvend, të cilët kanë zëvendësit e tyre dhe gjashtë anëtarë nga institucionet tjera:  zëvendëskryetari i Qeverisë është i ngarkuar për çështjet evropiane, përfaqësuesi i Kabinetit të Presidentit të RM-së, përfaqësuesi i Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë së RM-së, përfaqësuesi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, nga Bashkësia e njësive të vetadministratës lokale dhe nga Shoqata e gazetarëve.  Këto gjashtë anëtarë marrin pjesë në punën e Këshillit pa të drejtë të vendosjes. 

Kryetari i Këshillit emërohet nga radha e deputetëve që janë në opozitë, ndërsa nënkryetari nga radha e deputetëve që janë në pozitë.  

Anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Këshillit nga radha e deputetëve janë: tre anëtarë dhe tre zëvendësanëtarë nga radha e deputetëve që janë në pozitë, tre anëtarë dhe tre zëvendësanëtarë nga radha e deputetëve që janë në opozitë.  

Anëtarë me funksion janë:  kryetari i Komisioni për Çështje Evropiane, kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe bashkëkryetar i Komitetit të Përzier Parlamentar BE-Republika e Maqedonisë, ndërsa zëvendësanëtarë me funksion janë:  zëvendëskryetari i Komisioni për Çështje Evropiane, zëvendëskryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe njëri nga nënkryetarët e Komitetit të Përzier Parlamentar BE-Republika e Maqedonisë.

Mënyra e punës, të drejtat dhe obligimet e kryetarit, zëvendëskryetarit dhe anëtarëve të Këshillit, publiciteti në punë dhe kryerja e punëve profesionale, administrative dhe punëve tjera për nevojat e Këshillit janë të rregulluara me Rregulloren e Rregulloren e Këshillit Nacional e miratuar më  25 tetor 2011.  

Këshilli vendos me konsensus të anëtarëve të pranishëm që kanë të drejtë të vendosjes, nga radha e deputetëve.

Mbledhjet e Këshillit janë të hapura për publikun.  Këshilli mund të vendos të punojë pa praninë e publikut nëse këtë e propozojnë kryetari i Këshillit ose më së paku një e treta e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Këshillit.

Për propozimin, Këshilli vendos me konsensus të anëtarëve të pranishëm të Këshillit.                                                                                                                                                                                                                                                           

Kryetar: Lidija Dimova 
Nënkryetar:  Ilija Dimovski
Anëtarë: 1. Dimitar Stevananxhija
2. Aleksandar Nikolloski
3. Mervan Xhemaili 
4. Meral Uzeir-Ferati
5. Solza Gërçeva
6. Vasko Kovaçevski 
7. Ermira Mehmeti
8. Antonijo Milloshoski
9. Kenan Hasipi
10. Arbr Ademi, zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i ngarkuar për Eurointegrime
11. Përfaqësues nga kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë, këshilltar për punë të jashtme të Kryetarit të Qeverisë.   
12. Darko Angellov, përfaqësues nga kabineti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë
13. Akad. Vllado Kambovski, Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve 
14. Zhika Stojanovski, kryetar i Komunës së Ilindenit, përfaqësues i Njësisë për Vetëqeverisje Lokale
15. Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë
 
Zëvendësanëtarë: 1. Liljana Zaturoska
2. Ane Llashkoska 
3. Talat Xhaferi
4. Orhan Ibraimi
5. Renata Deskoska
6. Petre Shilegov
7. Nora Aliti
8. Svetllana Karapetrova
9. Artan Grubi
 
Përfaqësues: Antonio Peshev, kryesues i Asamblesë së Odës Ekonomike të Maqedonisë 
Danella Arsovska, kryetare e Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë
mr. Zhivko Mitrevski, kryetar i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë
Bllagoja Rallpovski, ushtrues detyre Kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Lirë të Maqedonisë
Sllobodan Antovski, kryetar i Unionit të sindikatave të pavarur dhe autonom të Maqedonisë
Lulzim Haziri, Platforma civile e Maqedonisë 
Boban Mitevski, Kisha ortodokse maqedonase
Shinazi Memeti, Bashkësia fetare islame 
Tome Kolev, përfaqësues i Kishës katolike 
Hristina Tançeva, Kisha Evangjeliste-Metodistike në Maqedoni 
Jana Niçota, Komuniteti hebraik në Republikën e Maqedonisë