Meral Uzeiri-Ferati
Anëtare e PDSH-së. E lindur më 9.7.1975 në Tetovë. Shqiptare. Doktor I mjekësisë: në specijalizim Gjinekologji dhe akusheri, Fakulteti I Mjekësisë, Universiteti “Sh.Kirili dhe Metodi”, Shkup.
Aktivitete në Kuvend:
- Këshilli Nacional për eurointegrime, anëtare
- Komisioni për politikë të jashtme, anëtare
- Komisioni për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, anëtare
- Komisioni për Shëndetësi, anëtare
- Komisioni për çështje evropiane, zëvendësanëtare
- Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji, zëvendësanëtare
- Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Danimarkës, kryetare
- Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Australisë dhe me Parlamentin e Zelandës së Re, anëtare
- Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Konfederatës Zvicerane, anëtare
Anëtare e Kryesisë së Klubit të Deputeteve.
E-posta: m.uzeiriferati@sobranie.mk