AFET MAMUTI
Ka lindur më 12.11.1975 në Tetovë. Ka kryer gjimnazin ,,Kiril Pejçinoviq’’ – Tetovë, kurse ka diplomuar në Fakultetin Juridik pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës. Studimet pasuniversitare për magjistraturë i regjistroi në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Tiranës në degën e së drejtës civile. Më 27 shtator 2007 mbrojti punimin e magjistraturës në Universitetin e Tiranës ku mori titullin magjistër i shkencave juridike – dega civile. Në vitin akademik 2008/09 i regjistroi studimet për doktoraturë në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin juridik civil. Prej 1 tetor 2003 punon si asistent në Fakultetin Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës, kurse nga viti akademik 2009/2010 është angazhuar ligjërues i lëndëve nga sfera e së drejtës civile në Fakultetin Juridik në USHT.
PËRVOJË DHE KUALIFIKIME TJERA PROFESIONALE
- Në nëntor të vitit 2006 nga Këshilli arsimor-shkencor i Fakultetit Juridik është zgjedhur u.d. prodekan për çështje studentore.
- Në vitin 1999 punoi në Organizatën joqeveritare amerikane IMC (International Medical Corps).
- Në vitin 2004 ishte i angazhuar ligjërues në Shkup në Qendrën për trajnim të punonjësve administrativë nga Programi i UE-së, Pace I dhe Pace II, të financuar nga British Council.
- Në vitin 2005 gjithashtu ishte i angazhuar nga British Council ligjërues në Qendrën për trajnim të përkthyeseve për gjykata dhe administratë shtetërore në Shkup për lëndët juridike.
- Ka qenë nënkryetar i Komisionit për çështje të mandatit, zgjedhjeve dhe emërime pranë Këshillit komunal në Tetovë 2005-2009.
- Në vitin 2005 ka ndjekur kursin e gjuhës angleze në Oxford House College, në Oksford në Angli.
- Më 25 gusht 2008 nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë u zgjodh zëvendës-sekretar i përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, funksion të cilin vazhdon ta kryejë edhe sot.
- Nga 19-30 tetor 2008 ka marrë pjesë në Uashington në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit Amerikan në trajnim të organizuar nga House Democracy Assistance Commission (HDAC).