DEPUTETËT



 

 

GEORGIEVSKI LUBISHA

KRYETAR I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

 

 

 

Lubisha Georgievski u lind më 30 maj, 1937 në Manastir, Republika e Maqedonisë. Diplomoi në“ Akademinë e Teatrit, Filmit, Radios dhe Televizionit”, grupi “Teatër dhe radio-regji” në Beograd, 1974.

Lubisha Georgievski është regjisor teatral dhe i filmit, shkrimtar dramaturg dhe eseist, teoreticient i teatrit dhe profesor i Regjisë teatrale dhe lojës së aktorit“ në "Fakultetin e Artit të Dramës” në Shkup.

Ka qenë viziting profesor i ontologjisë dhe fenomenologjisë së teatrit në Universitetet Southern California në Los Anxheles dhe University of Texas at Dallas, në SHBA.

Lubisha Georgievski është punëtor shoqëror, gazetar dhe poliglot. Deri tani ka nxjerrë më shumë se dhjetë libra.
Si regjisor i filmit ka bërë regjinë e katër filmave. Si gazetar ka shkruar më shumë se 200 kolumne autoriale në gazetën ditore “Dnevnik”.

Si regjisor ka punuar në Los Anxheles dhe Dallas, në Poloni, Rumani, Itali, Kroaci, Serbi, Bullgari, kurse tekstet dhe paraqitjet e tij tregohen në Moskë, Vienë, Paris, Varshavë, Budapest, Bukuresht, Log, Sofje, Beograd, Zagreb, Trieste...

Në 1994 Ka qenë kandidat presidencial i VMRO-DPMNE-së.

Gjatë 2000-2004 ka qenë ambasador i jashtëzakonshëm fuqiplotë i Republikës së Maqedonisë në Republikën e Bullgarisë. Flet anglisht, frëngjisht, italisht, rusisht, bullgarisht kurse shërbehet edhe me gjuhën sllovene, polake dhe romane. Jeton në Shkup.

Click