Udhëheqja parlamentare



4.10.2008

SINODI VJETOR I KRYEPESHKOPATËS KISHTARE-POPULLORE TË KOM-IT

Hirësia Juaj, Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonas Zotëri-zotëri Stefan,
të nderuar peshkopë të Kishës Ortodokse Maqedonase,
të nderuar priftërinj,
zonja dhe zotërinj,

Për Maqedoninë si vend i krishterë shkruan edhe Bibla. Këtu në vendet tona ka kaluar dhe ka predikuar edhe Shën Pali. Nga këto vende janë edhe vëllezërit e shenjtë apostujt e barabartë Cirili dhe Metodi të cilët e sollën shkrimin për shumë popuj të vjetër sllovenë, me të cilin edhe fjala e zotit u bë e kapshme dhe e kuptueshme.

Pikërisht për këtë  njëra nga Kryepeshkopatat më të vjetra në këto vende është ajo e Ohrit, e udhëhequr nga Shën Klementi, e cila më vonë u ndalua me dekret të sulltanit.

Mirëpo Kisha dhe feja nuk u ndaluan me dekret. Ato janë pjesë e shpirtit të popullit i cili jeton me to përkundër të gjitha shtypjeve dhe sprovave. Në këtë kuptim, vallë në atë histori të bujshme dhe të përgjakshme populli maqedonas do të mund të mbijetonte pa besimin në Zot, por edhe të atyre priftërinjve dhe peshkopëve të të njohur e të panjohur të cilët patën guximin të thonë se i luten zotit në gjuhën maqedonase, sikur që edhe të gjithë popujt i luten zotave të tyre në gjuhën e tyre.

Pikërisht për këtë para 50 vitesh në Sinodin e Dytë Kishtar-popullor të Kryepeshkopatës u mor vendimi për ripërtëritjen e Kryepeshkopatës së Ohrit në frymën e Kishës Ortodokse Maqedonase – vendim i cili plotësisht u përshëndet dhe u pranua nga populli, i cili me “aminin” e vet është fillim dhe përfundim i çdo gjëje.

Të nderuar,

Në këto 50 vite u tregua se ripërtëritja e Kishës Ortodokse Maqedonase ishte vendim i vërtet i themeluar kanonik, i cili del nga nevojat e thella krishtere të popullit ortodoks maqedonas.

Për fat të keq jemi dëshmitar se pas pavarësimit të Republikës së Maqedonisë presionet mbi Kishën Ortodokse Maqedonase dhe në përgjithësi mbi popullin maqedonas dhe identitetin e tij vazhdojnë edhe atë në mënyrë sa më të vrazhdë.

Atë që me këtë rast veçanërisht dua ta theksoj është fakti se Kisha Ortodokse Maqedonase me veprimin e saj shpirtëror dhe pastoral e ruajti por edhe e zhvilloi identitetin nacional dhe kulturor maqedonas te maqedonasit në tërë botën. Në Amerikë, Kanada, Australi, në Evropën Perëndimore te këto destinacione tradicionale mërgimtare të popullit maqedonas edhe sot te gjeneratat më të reja identiteti nacional kulturor maqedonas është shumë prezent duke iu falënderuar para se të gjithash Kishës Ortodokse Maqedonase dhe prezencës së saj atje në mesin e mërgimtarëve tanë.

Për momentin siç e dini të gjithë bëjmë luftë në fushën diplomatike, pikërisht për ruajtjen e identitetit tonë. E drejta kanonike edhe para 50 viteve por edhe sot, është në anën e Kishës Ortodokse Maqedonase. Parimet e së drejtës ndërkombëtare gjithashtu janë në anën tonë kur bëhet fjalë për emrin tonë. Kështu, besoj se së bashku si shtet dhe si kishë do të mbijetojmë në përcaktimin tonë të përbashkët. Ta ruajmë identitetin tonë nacional, ta ruajmë shtetin tonë Republikën e Maqedonisë dhe ta ruajmë Kishën tonë Ortodokse Maqedonase.

Historia na mëson se edhe si popull edhe si kishë çdo herë kemi mbijetuar dhe çdo herë kemi dalë më të fortë. Njëkohësisht çdo herë kemi ditur që të falim si të krishterë, si të krishterë ta duam të afërmin pa dallim feje dhe përkatësie nacionale.

Të nderuar,

Sot kur shënojmë 50 vjetorin e ripërtëritjes së Kryepeshkopatës së Ohrit në frymën e Kishës Ortodokse Maqedonase besoj së të gjithë ne do të dimë ta vlerësojmë drejt qenien tonë nacionale.

Besoj se edhe në të ardhmen priftërinjtë dhe peshkopët me detyrën e tyre shpirtërore dhe pastore, të cilën me sukses e kryejnë do të vazhdojnë shpirtërisht ta mëkëmbin popullin maqedonas dhe qytetarët e tjerë të atdheut tonë nëpër kohërat që vijnë.

Në fund, Hirësia Juaj, të nderuar peshkopë, priftërinj dhe monark të Kishës Ortodokse Maqedonase, më lejoni edhe një herë t’jua uroj këtë jubile të rëndësishëm dhe t’ju dëshiroj shëndet dhe besim të fortë në funksion të realizimit të qëllimeve në rrugën në të cilën ecni me krenari.

Click